Akuzohen për blasfemi se ia hodhën çallmën nga koka

  • 04 May 2016 - 11:01
Akuzohen për blasfemi se ia hodhën çallmën nga koka

Pesë të punësuar myslimanë në një kompani transporti në Pakistan janë ngarkuar me akuza për blasfemi, pasi një burrë u ankua se ata e kishin përdhosur çallmën e tij (lloj kapeleje) gjatë një mosmarrëveshjeje për një autobus të vonuar.

Mahindar Paul Singh u ankua më 1 maj në polici, pas mosmarrëveshjeve që ndodhën për një udhëtim me autobus nga Faisalabad në Multan.

Singh tha se njëri nga të punësuarit ia kishte hedhur në tokë çallmën gjatë fjalosjes, një veprim që cilësohet si përdhosje sipas kodit fetar Sikh, të cilit i takonte burri.

Ai tha se meqë është shtetas i Pakistanit, sulmuesit duhet të akuzohen për blasfemi, sipas të njejtit ligj që i ndjekë jo-myslimanët kur akuzohen për ofendim të Profetit Muhamed, apo për përdhosje të Kuranit.

Autoritetet e Pakistanit u pajtuan, gjë që çoi në fillimin e procedurave ligjore ndaj pesë personave.

(Kosova Sot)