Humb vendin e punës prej 70 mijë dollarësh për një foto në “Instagram”

  • 04 May 2016 - 11:05
Humb vendin e punës prej 70 mijë dollarësh për një foto në “Instagram”

Nëse keni aplikuar për një vend pune dhe keni të hapur llogari në rrjetet sociale, bëni kujdes me fotot që publikoni.

Arsyeja është se një 26-vjeçare ka humbur një vend pune vetëm se kishte publikuar një foto me një tjetër femër.

Samantha Chirichella nga Long Island, i kishte kaluar të gjitha intervistat dhe ishte gati të fillonte një punë prej 70 mije dollarësh, por pasi shefi i saj e pa foton anuloi çdo gjë me vajzën.

Kompania është shprehur për “New York Daily News” se “në foto ajo shfaqet shumë e zhveshur dhe shpreh orientimin seksual të vajzës dhe kjo nuk është e pranueshme”.

Chirichella ishte së bashku me një tjetër vajzë dhe në foto të dyja vajzat i puthnin gjoksit njëra-tjetrës.

(Kosova Sot)