Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

  • 04 May 2016 - 13:00
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

Është anuluar mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që në Komision të raportojnë drejtori i Doganave Lulzim Rafuna dhe drejtori i ATK-së Sakip Imeri, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Fiilimisht kryetari i Komisionit Naser Osmani kërkoi 30 minuta pauzë, pasi mungonin deputetët anëtarë të PDK-së. Por, as pas pauzës, deputetët e PDK-së nuk morën pjesë në mbledhje, duke bërë që takimi të  shtyhet për të martën e ardhshme.

(Kosova Sot)