Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

  • 04 May 2016 - 13:30
Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Komisioneri për migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramapolous njoftoi në një konferencë për media se Kosovës i është rekomanduar liberalizimi i vizave dhe tha se janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për Kosovën.

Avramopoulos ka thënë sot se ka ndjekur me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike.

“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa e rëndësishme udhëtimi pa viza për  popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur.”, ka thënë Avramopoulos. 

(Kosova Sot)