KE, pas vizave: Të përmbyllet marrëveshja me Malin e Zi, të luftohet krimi

  • 04 May 2016 - 13:41
KE, pas vizave: Të përmbyllet marrëveshja me Malin e Zi, të luftohet krimi

Në fjalimin e tij para gazetarëve, komisioneri evropian, Dimitris Avramopoulos, pas njoftimit për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, tha se Kosova duhet ende të bëj punë që të shkohet me hapa të sigurt drejt BE-së.

Ai tha se duhet të përmbyllet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe të fuqizohet intensiteti i luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa, u shpreh besimplotë se Parlamenti Evropian duhet ta miratojë këtë rekomandim dhënë nga Komisioni Evropian.

(Kosova Sot)