Mustafa: Rekomandimi për vizat, vlerësimi më i merituar për qytetarët e Kosovës

  • 04 May 2016 - 13:43
Mustafa: Rekomandimi për vizat, vlerësimi më i merituar për qytetarët e Kosovës

Kryeministri  i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për rekomandimin e dhënë nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se rezultatet e punës së Qeverisë së tij janë cdo ditë e më të prekshme.

“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot)