Kjo është data kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza!

  • 04 May 2016 - 14:19
Kjo është data kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza!
Komisioni Evropian ka rekomanduar sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa, këtë të drejtë qytetarët e Kosovës pritet ta gëzojnë pas tre muajve.

Këtë e ka bërë të ditur komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet që i janë drejtuar gjatë konferencës për media,

Ai tha se kjo varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, mirëpo nuk besohet se kjo do të zgjatë më shumë se tre muaj.

“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndajë këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tani është në përgjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Evropian që të vendosin me shumicë të kualifikuar. Por është një procedur që mund të zgjasë 2 muaj e gjysmë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktuara duhet të bëhen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thënë ai.

Pra, në bazë të kësaj, qytetarët e Kosovës, pritet që nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

(Kosova Sot)