Aksident në Vlorë, vdes ish-polici (Foto)

  • 04 May 2016 - 18:11
Aksident në Vlorë, vdes ish-polici (Foto)

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdites në Vlorë, në aksin që lidh Radhimën me Orikumin.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Shpëtim Abazi, ish-efektiv policie.

Ndërkohë, dy persona mbetën të plagosur rëndë.

(Kosova Sot)