Mogherini: Nesër në Prishtinë, për të festuar liberalizimin e vizave

  • 04 May 2016 - 19:01
Mogherini: Nesër në Prishtinë, për të festuar liberalizimin e vizave

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka uruar kosovarët për lajmin pozitivë që ka dhënë sot Komisioni Evropian që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për të lëvizur pa viza në shtetet e Evropës.

Ajo ka shkruar në Twitter se është krenare për Kosovën dhe do të vije nesër në Prishtinë për të festuar

“Jam krenare për propozimin pozitiv për vizat për Kosovë. Nesër unë do të jem në Prishtinë për të festuar dhe të vazhdojmë të punojmë përpara”, ka shkruar Mogherini.

Vizita e përfaqësuese së lartë të BE-së në Kosovë bëhet vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët.

(Kosova Sot)