Kastrati: Qeveria është kreatore e monopolit të Devollve për homologimin e veturave

  • 04 May 2016 - 19:11
Kastrati: Qeveria është kreatore e monopolit të Devollve për homologimin e veturave

Ishkryetar i Odës Ekonomike të Kosovës Ismajl Kastrati, në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “Është e vështirë të parashikohet se çfarë vendimi do të marrë Qeveria për luftimin e monopolit, kur vetë Qeveria, apo një pjesë e saj, është kreatore e monopoleve. "

Aktualisht, në ekonominë tonë funksionojnë të mbështetura nga Qeveria, apo me bekimin e Qeverisë, monopolet, ose oligopolet: në sistemin bankar, në elektroenergjetikë, në telekomunikacion, si p.sh. 'Z- Mobile', në importin dhe kontrollin e naftës dhe derivateve të saj, në tregti, supermarkete, në homologimin e veturave, në kompanitë e sigurimeve, Shoqata e sigurimeve për kartonin e gjelbër, në terminalet doganore", tha Kastrati, duke shtuar se këto monopole të koordinuara nga strukturat e caktuara edhe kriminale të Qeverisë dhe Parlamentit e ushqejnë korrupsionin dhe krimin ekonomik. "Ndërkaq, është vërtetuar se korrupsioni e rrit koston e mallrave të konsumit për 20 për qind dhe kush i paguan këto", tha Kastrati.

(Kosova Sot)