Fitoi xhekpotin prej 187 milionë eurosh, iu shkatërrua jeta

  • 04 May 2016 - 20:01
Fitoi xhekpotin prej 187 milionë eurosh, iu shkatërrua jeta

"Paratë më distancuan me familjarët e mi lakmitarë".


Gillian Bayford, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti i saj vetëm 15 muaj pasi e kishte fituar xhekpotin, ka thënë që nuk ka folur me familjarët e saj tash e afro një vit, përkundër faktit që ua kishte dhënë 20 milionë funte (25 milionë euro), raporotn Gazeta Kosova Sot

Një grua që ishte bërë milionere brenda natës, pasi kishte fituar xhekpotin prej 148 milionë funtesh (187 milionë euro), ka treguar se si kjo gjë ia ka shkatërruar jetën, duke bërë që ajo të largohet nga familja e saj lakmitare. Gillian Bayford, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti i saj vetëm 15 muaj pasi që e kishte fituar xhekpotin, ka thënë që nuk ka folur me familjarët e saj tash e afro një vit, përkundër faktit që ua kishte dhënë 20 milionë funte (25 milionë euro). Zonja Bayford, 43-vjeçare, pretendon që nëna, babai dhe vëllai i saj e kishin lëçitur në maj të vitit të kaluar, mirëpo vazhdimisht "gërryejnë paratë" që ajo ua kishte dhënë. "Ata e kanë humbur lidhjen me realitetin" Ajo thotë që vëllai i saj Colin, 41- vjeçar, vazhdon t'i vozisë veturat e markës 'Audi' që i kishte blerë me paratë që ia kishte dhënë ajo, ndërsa babai i saj 71-vjeçar, Ian-i, ishte mësuar aq shumë me stilin e shtrenjtë të jetesës, saqë tashmë refuzon të udhëtojë në 'klasën ekonomi' në aeroplan. Nëna e dy fëmijëve ka thënë: "Është e tmerrshme. Paratë supozohen ta bëjnë të lumtur çdokënd, mirëpo familjarëve të mi ua kanë rritur kërkesat dhe i kanë bërë më lakmitarë. Ata e kanë humbur lidhjen me realitetin".

Në kohën kur e kishte fituar xhekpotin, zonja Bayford pretendon se ua kishte paguar babait dhe vëllait të saj borxhet që kapnin vlerën e afro 100,000 eurove, e që ishin akumuluar si pasojë e një sërë bizneseve të dështuara. Ajo më pas ua kishte blerë prindërve të saj një apartament, mirëpo, pa kaluar shumë kohë babai i kishte kërkuar asaj para për të birin e tij, në mënyrë që ai ta hapte një biznes. Mirëpo, pasi ajo ia kishte dhënë 1 milion euro vëllait të saj, ai i kishte ndaluar së foluri dhe pastaj ishte martuar fshehurazi. Prindërit e saj jetojnë një stil luksoz jetese Ajo ka thënë: "Babai më ka thënë që paratë të cilat ia kisha dhënë Colin-it nuk i kishin mjaftuar dhe se tash po kishte shumë telashe.

Ai më pati kërkuar t'i garantoja që do t'i ndihmoja vëllait tim përgjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk e kam parë duke u ballafaquar me probleme, siç më ka thënë im atë". Në anën tjetër, prindërit e saj jetojnë një stil luksoz jetese, duke bërë pushime në Florida dhe Afrikë Jugore, duke refuzuar që të udhëtojnë me bileta të klasës ekonomike në avion. Zonja Bayford, që jeton në Dandi të Skocisë, ka shtuar: "Ata tmerrohen që unë kam kaq shumë vëmendje. Më kanë lëçitur, sepse turpërohen nga unë, mirëpo kanë qenë shumë të lumtur për t'i marrë paratë e mia. Gjëja më e tmerrshme është që ata nuk duan të takohen me ta.

(Kosova Sot)