Emërimet e reja në Qeveri, pas zyrtarizimit të Veselit

  • 04 May 2016 - 07:17

Një lloj riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i paralajmëruar nga partnerët, PDK-ja dhe LDK-ja, para disa javësh në frymën e plotësimit të pozitave ministrore të liruara pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në pozitën e presidentit, me mundësi të ndryshimit në bazë edhe më të gjerë, edhe pse u premtua të ndodhë shpejt nuk është duke u finalizuar as gjatë këtyre ditëve. Ky proces, sipas zyrtarëve të LDK-së, nuk pritet që të marrë formën finale para përfundimit të konventës së PDK-së, në të cilën Kadri Veseli do të rikonfirmohet edhe zyrtarisht si pasardhës i Hashim Thaçit në krye të PDK-së. Këtë agjendë të pritjes e ka bërë të ditur për "Kosova Sot" zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj,shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas tij, në këtë moment po pritet vetëm plotësimi i dy pozitave të lira, derisa një riformatim më i gjerë i kabinetit nuk përjashtohet si mundësi, nëse ka nevojë të tillë, pasi të jetë bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i punës së ministrave nga të dy partnerët e koalicionit. "Aktualisht jemi duke pritur emrat për dy pozitat vakante që duhet të vijnë nga PDK-ja. Ata e kanë tani në pritje mbajtjen e një Kuvendi - konvente të partisë, në të cilën pritet të konfirmohet lidershipi i partisë, dhe me sa duket kjo është arsyeja e vetme që deri më tani nuk i kemi emrat", është shprehur ai. Sipas Gecajt, deri më tani nuk kanë parë indikacione që do të ketë një riformatim në bazë më të gjerë të Qeverisë.

Agjenda klienteliste e koalicionit

Analistët politikë nga ana e tyre konsiderojnë se partnerët e koalicionit nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për ndryshime reciproke në Qeveri, prandaj janë duke blerë kohë edhe në plotësimin e dy vendeve të zbrazëta ministrore, duke ushtruar edhe një lloj presioni të anëtarët e tjerë të Qeverisë që t'i nënshtrohen akoma më shumë arbitraritetit të liderit të partisë. "Paralajmërimi për riformatimin e Qeverisë mes subjekteve politike, PDKLDK, i cili do të duhej të ndodhte muaj më parë, i paralajmëruar para rreth dy javësh, tek të dyja palët politike, si instrument i demokratizimit të përbashkët qeveritar, përgjegjësia dhe kreditë e të cilave janë të përbashkëta...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)