ETC-ja vazhdon plaçkitjen e qytetarëve! (Foto)

  • 04 May 2016 - 20:31
ETC-ja vazhdon plaçkitjen e qytetarëve! (Foto)

Mashtrimet dhe vjedhjet e qytetarëve nga dyqanët e ETC-së, si duket nuk kanë të ndalur.

ETC në Komunën e Lipjanit, dje në mbrëmje e ka “detyruar” një konsumator të paguai me shtrenjtë një produkt se sa figuronte në zbritje.

Ky qytetar njëkohësisht lexues i portalit “Gazeta Blic”, ka vendosur që t’i dërgoi dëshmitë në lidhje me mashtrimin e ETC-së.

Produkti të cilin ai e kishte blerë kishte qenë një paketim i sheqerit me sasi prej 900gramëve i cili kishte rënë në zbrijte të rrejshme nga 72 cent në 65 cent, mirëpo pagesa e tij është bërë për 70 cent, ashtu siç shihet edhe në kuponin fiskal.

Për mënyra të tilla të mashtrimit nga ETC-ja, janë raportuar edhe më herët.

Ja produkti në “zbritje”:

(Kosova Sot)

Untitled design (3)

Untitled design (2)