Përfundon protesta për sonte

  • 04 May 2016 - 20:59
Përfundon protesta për sonte

Protesta e shoqërisë civile sapo ka përfunduar. Sonte filloi para Prokurorisë speciale në orën 18:00, mblodhi mijëra persona të revoltuar kundër vendimit të presidentit Ivanov për amnesinë e politikanëve, njofton Zhurnal.

Në protestë morrën pjesë edhe ish ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, si dhe kryetarja e Transparency International, Sllagjana Taseva.

Protestuesit nga PSP marshuan drejt Parlamentit dhe u pozicionuan para objektit të KSHZ-së ku edhe gjuajtën me topa me ngjyrë, duke lënë kështu shenja të larmishme në muret e këtij institucioni.

Në këtë protestë u dëgjuan edhe bisedat e funksionarëve të pushtetit të dala nga përgjimet, të cilat protestuesit i lëshuan përmes autoparlantit, e që më herët ishin publikuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

(Kosova Sot)