Të gjitha biondet e Donald Trump (Foto)

  • 04 May 2016 - 22:00
Të gjitha biondet e Donald Trump (Foto)

Ai është gjithmonë i rrethuar nga femra të bukura, shtatlarta dhe bionde. Për Donald Trump, kandidat për Shtëpinë e Bardhë, ato janë shoqërueset e sukseseve të tij në biznes dhe në politikë.

Në foton e mëposhtme, Lara, Ivanka e Vanessa Trump ndërsa ndjekin momentin kur Ted Cruz tërhiqet nga gara presidenciale, pas humbjen në zgjedhjet preliminare në Indiana. Fotoja me tri fytyrat e buzëqeshura të grave ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Lara, e para majtas, është 33 vjeçe. Ajo është gruaja e Eric Trump, 32 vjeç, djali i Donald Trump me gruan e parë, Ivana Trump.

Në mes ndodhet motra e Eric, Ivanka, 34 vjeç, edhe ajo vajza e kandidatit për president, lindur nga martesa e parë.

Në të djathtë është Vanessa Trump, 38 vjeçe, gruaja e Donald Trump junior, 38 vjeç, sipërmarrës, fëmija më i madh i Donad Trump me gruan e parë, Ivana.

Të tria ndodheshin në rreshtin e parë, kur Trump fitoi sfidën në Indiana. Bashkë me to, në krah të djathtë është gruaja e tretë e Trump, Melania.

(Kosova Sot)

melania

don