Davutoglu: Turqia e gatshme të dërgojë ushtrinë në Siri
Turqia është e gatshme të dërgojë ushtrinë në Siri, nëse kjo gjë është me të vërtetë e nevojshme, tha sot, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
"Nëse është e nevojshme ne do të dërgojë trupa tokësore", tha Davutoglu në një intervistë me televizionin Al-Jazeera, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Turqia po shqyrton dërgimin e trupave në Siri, transmeton Indeksonline.
"Ne jemi të gatshëm për të marrë të gjitha masat që ne i cilësojmë të nevojshme, si brenda Turqisë ashtu dhe jashtë saj, krejt kjo do të bëhetë për të garantuar sigurinë tonë", tha Davutoglu
(Kosova Sot)