Shkup, protestuesit sërish sulmuan me ngjyrë institucionet e shtetit

  • 04 May 2016 - 23:08
Shkup, protestuesit sërish sulmuan me ngjyrë institucionet e shtetit

Mijëra qytetarë të organizuar nga dhjetëra organizata joqeveritare edhe sonte u tubuan para ndërtesës së Prokurorisë Speciale Publike për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale, si dhe për t’i dhënë përkrahje PSP-së që të vazhdojë hetimet e saj.

Protestuesit kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si kusht themelor për demokratizimin e institucioneve shtetërore dhe për këtë arsye ata marshuan drejt ndërtesës ku ndodhet Komisioni Shtetëror Zgjedhor, e cila u sulmua me ngjyrë në vazhdën e të ashtuquajturës “Revolucioni i larmishëm”.

Sipas protestuesve, data e zgjedhjeve duhet të anulohet, sepse siç thonë ata, nuk ka mbetur kohë që deri në atë datë të krijohen kushte për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

(Kosova Sot)