Kartëmonedha €500 jashtë qarkullimit

  • 04 May 2016 - 23:11
Kartëmonedha €500 jashtë qarkullimit

Sot më 4 maj Këshilli Qeverisës i Bankës Qendrore Botërore ka marrë vendimin për të ndërprerë prodhimin dhe lëshimin e kartëmonedhës €500.

Ky vendim është marrë duke pasë parasysh që kjo kartëmonedhë lehtëson në një formë aktivitetet kriminale.

Lëshimi i kartëmonedhës do të përfundoj në fund të vitit 2018.

Megjithatë, kartëmonedha €500 do të mbetet legale si mjet pagese njëkohësisht do të ruaj vlerën e saj.

(Kosova Sot)