Adem Demaçi merr titullin 'Doctor Honoris Causa' në Universitetin e Tetovës (Foto)

  • 05 May 2016 - 10:04
Adem Demaçi merr titullin 'Doctor Honoris Causa' në Universitetin e Tetovës (Foto)

Në një akademi solemne të organizuar në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, mbrëmë është dekoruar me titullin Doctor Honoris Causa, veprimtari kombëtar Adem Demaçi.

Në solemnitetin e rastit u tha se ky titull Demaçit i jepet për shkak të kontributit të madh që ai ka bërë për shqiptarët ndër vite.

Në akademinë solemne të organizuar në ambientet e Universitetit të Tetovës të pranishëm ishin shumë personalitete të njohura përfshirë ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla, ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, rektorët e UT-së dhe UEJL-së Vullnet Ahmeti dhe Zamir Dika, zëvendëskryeministrat Festim Halili dhe Arbër Ademi, ministra dhe zëvendësministra të kabinetit qeveritar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputetë e shumë personalitete të tjera.

(Kosova Sot)