Sot inaugurohet “Baza e parë e UÇK-së”

  • 05 May 2016 - 10:20
Sot inaugurohet “Baza e parë e UÇK-së”

Sot në fshatin Lladoc të Podujevës do të inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”. Në vend ku është ndërtuar ky Kompleks ka lindur dhe është rritur heroi i kombit Hakif Zejnullahu.

Shtëpia e babait të Hakifit, Sabit Zejnullahu në Lladoc ishte vendnisja dhe vendtakimi i të gjitha aksioneve që janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.

Hakif Zejnullahuka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me komandantin e UÇK-së Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Këta tre së bashku edhe me dëshmorin Ilir Konushevci do të vijnë nesër të skalitur në bronz.

Inaugurimi i “Bazës së parë të UCK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ndërtimi i kompleksit është bërë me mjete të Qeverisë.

(Kosova Sot)