Opozita e Malit të Zi pas shtatë muajve kthehet në parlament

  • 05 May 2016 - 10:28
Opozita e Malit të Zi pas shtatë muajve kthehet në parlament

Opozita e Malit të Zi vendosi të kthehej në Parlament, pas bojkotit shtatë mujor për shkak të mospajtimit me politikën e kryeministrit Milo Gjykanoviç duke përfshirë edhe qasjen e Malit të Zi në NATO.

Deputetët e Frontit opozitar Demokratik, sipas tanjug, deklaruan se do të ktheheshin në sallën e parlamentit për të , siç thanë ata, demaskuar, tradhtarët e partive të tjera opozitare.

Seanca parlamentare e caktuar për dje, ku duhej të bisedohej për ristrukturimin e qeverisë dhe zëvendësimin e kryetarit të Parlamentit, Ranko Krivokapiç, u anulua.

Shkaku ishte përleshja mes pjesëtarëve të sigurisë së parlamentit me deputetët e Frontit Demokratik, të cilët nuk lejuan të kontrolloheshin.

(Kosova Sot)