Holanda apelon te qytetarët e vet: Kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni

  • 05 May 2016 - 11:52
Holanda apelon te qytetarët e vet: Kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni

Pas Britanisë, edhe Holanda ka apeluar te shtetasit e vet që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni.

“Nga 12 prilli ka pasur demonstrata të përditshme në Shkup dhe në qytete tjera të Maqedonisë. Edhe pse demonstratat kanë qenë paqësore, ato mund të ndryshojnë befas. Gjatë këtyre protestave mund të bllokohen rrugët. Evitoni demonstratat. Ato nuk pritet të pushojnë të paktën deri në zgjedhjet e 5 qershorit. Ministria e Jashtme e Holandës apelon te qytetarët e saj që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm sidomos më 8, 9 dhe 10 maj, në tërë territorin e Maqedonisë për shkak të përkujtimit të ngjarjeve të Kumanovës të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar”, thuhet në apelin e MPJ të Holandës.

Gjithashtu, përkujtohet se autoritetet vendore kanë shpallur si zona krize kufijtë me Serbinë dhe Greqinë për shkak të fluksit të refugjatëve.

(Kosova Sot)