Kjo është agjenda e Mogherinit dhe Avramopulos

  • 05 May 2016 - 11:55
Kjo është agjenda e Mogherinit dhe Avramopulos

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, së bashku me komisionarin Dimitris Avramopulos, do të jenë për vizitë sot në Kosovë. Mogherini në një njoftim në Twitter kishte thënë se do të jetë në Kosovë për të festuar rekomandimin e Komisioni Europian për liberalizimin e vizave.
Në ora 13:10, Kryeministri Mustafa do ta pres në Aeroportin e Prishtinës Federica Mogherinin dhe Komisionerin Avramopulos.

Në ora 14:15-14:45 do të mbahet konferenca për media me Kryeministrin Mustafa, Mogherinin dhe Avrampolus, ku do të flasin për rekomandimin e Komisioni Europian për liberalizim të vizave.

Në ora 15:00, Mogherini do të takohet me Presidentin Thaçi, ndërsa n ora 15:45 ajo do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

Pas takimit me Veselin, do të nis seanca solemne, ku përfaqësuesja e lartë e BE’së pritet t’i drejtohet deputeteve në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot)