Dy sulme vetëvrasëse në Siri, 6 persona të vdekur

  • 05 May 2016 - 12:11
Dy sulme vetëvrasëse në Siri, 6 persona të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 28 të lënduar, disa prej tyre rëndë, në dy sulme vetëvrasëse në qytetin sirian, Homs, kanë raportuar mediat ndërkombëtare duke cituar guvernatorin e qytetit.

Një veturë dhe një motoçikletë kanë eksploduar në rajonin e Mukharram al-Fawqani, në pjesën lindore të Homsit, i ka thënë agjencisë së lajmeve SANA guvernatori, Talal al-Barazi, transmeton KosovaPress.

Raportime të pakonfirmuara thonë se të vdekur nga sulmet mund të kenë mbetur rreth 12 persona, derisa 60 të tjerë mund të kenë pësuar lëndime.

(Kosova Sot)