Tentoi të hidhte veten në erë, por një shigjetë i preu hovin

  • 05 May 2016 - 13:52
Tentoi të hidhte veten në erë, por një shigjetë i preu hovin

Një grup i vetëtrajnuar në Kamerun vranë një kamikaze me anë të një shigjete me helm, vetëm pak momente përpara se gruaja të vetëhidhej në erë.

40 – vjeçarja, e cila kishte eksplozivë në trup, kishte kaluar kufirin nga Nigeria fqinje bashkë me një vajzë 14 – vjeçare.

Banorët e zonës e qëlluan gruan pasi nuk iu përgjigj urdhrit për të ndalur.

Ditët e fundit, në qytezën veriore të Moras mësohet se janë vrarë të paktën 5 kamikazë.

Sulmet vijnë pak kohë pasi u raportua se presidenti i Kamerun, Paul Biya vizitoi Nigerinë në përpjekje për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund dhunës së grupit terrorist Boko Haram.

Qeveritë lokale në kufirin mes Kameron dhe Nigerisë kanë lejuar ngritjen e grupeve civile për t’u mbrojtur nga kërcënimi i militantëve islamike.

(Kosova Sot)