Kapiteni i ushtrisë padit Obamën

  • 05 May 2016 - 14:13
Kapiteni i ushtrisë padit Obamën

Kapiteni i ushtrisë amerikane Nathan Michael Smith ka paditur presidentin e SHBA-ve Barack Obama për shkak të “luftës ilegale kundër ISIS-it”.

“Sipas rezulotës të miratuar në vitin 1973, kur presidenti paraqet planin e luftës duhet ta marrë edhe miratimin e Kongresit në afat prej 60 ditësh në mënyrë që operacioni të vazhdojë. Presidenti nuk ka marrë miratimin e kongresit për luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri”, ka thënë Smith.

Siç raporton “Rusia Today” Smith në vitin 2012 ka qenë për tetë muaj në misionin ushtarak në Afganistan.

(Kosova Sot)