Davutoglu dorëhiqet më 22 maj

  • 05 May 2016 - 14:20
Davutoglu dorëhiqet më 22 maj

Kryeministri aktual i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka konfirmuar se do të japë dorëheqje më 22 maj.

Në këtë datë do të mbahet edhe një kongres i jashtëzakonshëm i partisë AK.

Vendimi i tij vjen pasi mediat raportuan për një përplasje mes tij dhe presidentit, Rechep Tayyip Erdogan, raporton Euronews.

Mosmarrëveshjet mes tyre, siç raportohet, vijnë pasi kryeministri Davutoglu nuk është pajtuar me planin e Erdoganit për të çuar Turqinë drejt një sistemi presidencial të qeverisjes.

(Kosova Sot)