Mustafa: Evropa është më e plotë me Kosovën

  • 05 May 2016 - 15:02
Mustafa: Evropa është më e plotë me Kosovën

Kryeministri i vendit Isa Mustafa në një konferencë për përbashkët për medie me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionerin për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se vendimi për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën është hap i rëndësishëm drejt Unionit.

Ai ka thënë se ky vendim historik e nxjerr përfundimisht Kosovën nga izolimi dhe i hap përspektivë të fuqishme ekonomike dhe politike ku së bashku me MSA-në përbën një arrtije të madhe.

“Integrimi në Bashkimin Europian është vlerë drejtuese. Kosova ka nevojë për Europën, por edhe Europa do të jetë më e plotë me Kosovën”, ka thënë ndër të tjerash Mustafa.

(Kosova Sot)