Avramopoulos: Përmbylleni demakracionin me Malin e Zi dhe luftojeni krimin

  • 05 May 2016 - 15:22
Avramopoulos: Përmbylleni demakracionin me Malin e Zi dhe luftojeni krimin

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se është i lumtur që gjendet sot në Prishtinë për të festuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke folur në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe shefen e Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Federica Mogherini, ai ka thënë se Kosova është pjesë e familjes europiane dhe se rezultatet e paraqitura të mërkurën janë rezultat i një pune të madhe, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Këto reforma janë të rëndësishme edhe për forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme, implementimi i vazhdueshëm i tyre do të jetë fitimprurës. Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave”, ka thënë Avramopoulos.

Ai ka kërkuar që të përmbyllet procesi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të vazhdohet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të kryhen reforma të thella në drejtësi, në nënyrë që Kosova të ecë edhe më përpara në rrugën e saj europiane.

(Kosova Sot)