Rrahje masive në Stacionin e Autobusëve në Suharekë

  • 05 May 2016 - 16:06
Rrahje masive në Stacionin e Autobusëve në Suharekë

Sot pasdite ka ndodhur një rrahje masive në Stacionin e Autobusëve në Suharekë. Aty janë përfshirë rreth 50 persona, që besohet se janë të moshës së re. Rast i njëjtë ka ndodhur edhe dje po në të njëjtin vend.

Sipas dëshmitarëve të rastit, një person ka përdorur një shkop bejsbolli në rrahje dhe ka shkaktuar lëndime te të tjerët. Prej të përleshurve, disa kanë përfunduar në QKMF-në e Suharekës.

Burime të portalit brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar rastin për TherandaPost, duke thënë se ka pasur rrahje dje dhe sot në Stacionin e Autobusëve mes grupeve.

Sipas tyre, policia ka intervenuar menjëherë dhe ka arrestuar disa persona, kurse është ende në ndjekje të disa të tjerëve.

(Kosova Sot)