Zafir Berisha zhgënjehet nga kryeprokurori i shtetit

  • 05 May 2016 - 16:33
Zafir Berisha zhgënjehet nga kryeprokurori i shtetit

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, u shpreh pë Gazetën Kosova Sot se ka pritur më shumë nga kryeprokurori i ri i shtetit në luftimin e krimit të organizuar, pasi, sipas tij, tani ka afro një vit që po bëhet se është në këtë pozitë dhe nuk është dhënë akoma ndonjë shenjë e madhe se mund të bëjë shumë në këtë aspekt. Berisha më tej nënvizon se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë të bandave qeveritare është më se e domosdoshme dhe e nevojshme për vendin.

Ai mendon se garnitura, e cila e ka kapur institucionin e Prokurorisë dhe Gjyqësisë, pjesa dërrmuese e tyre i përkasin ish-klasës komuniste, të cilët, sipas Berishës, jo që nuk është dashur të punojnë në organet e drejtësisë, por është dashur të japin përgjegjësi për bashkëpunim me Serbinë në dëm të qytetarëve të Kosovës për shumë vite. "Ata njerëz për ta shpëtuar veten, faktikisht janë lidhur me krimin e organizuar, që është në subjekte politike dhe në Qeveri dhe për me mbijetu dhe me amnistu vetveten nga të zezat që ia kanë bërë vendit. Ky është ai defekti që e ka përcjellë drejtësinë tash e 16 vjet pas luftës dhe e vetmja shpresë është në gjeneratat e rejat të fushës së drejtë- sisë, d.m.th. në ndërrime radikale të kuadrove për të mundur që vendin në këtë drejtim ta qesin në binarët e vet. Pasi, ish-komunistët e shokut Tito dhe të Milosheviqit, që tash janë bërë argatë të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, vazhdojnë ta mbajnë peng luftën kundër krimit të organizuar", ka pohuar Berisha.

(Kosova Sot)