Rrëzohet kërkesa e Shullazit për liri, Gjykata e lë në burg

  • 05 May 2016 - 16:47
Rrëzohet kërkesa e Shullazit për liri, Gjykata e lë në burg

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk ka marrë parasysh kërkesën për liri të Emiljano Shullazit, duke e lënë atë në burg.
Në një seancën të zhvilluar sot në këtë gjykatë trupa gjykuese vendosi të lë pandryshuar masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj Shullazit, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.

Vetë i pandehuri nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe pretendimet e tij u shfaqën përmes avokatit Alban Qafa, i cili e konsideron arrestimin e Shullazit të paligjshëm.

Në këtë seancë gjyqësore prokuroria kërkoi të lihej në fuqi arresti me burg.

(Kosova Sot)