Mogherini-deputetëve: Kosova nuk do t’ia dalë nëse grindjet politike rriten

  • 05 May 2016 - 16:45
Mogherini-deputetëve: Kosova nuk do t’ia dalë nëse grindjet politike rriten

Shefja e diploamacisë së  Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e bërë për liberalizimin e vizave.

Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bashkimin Evropian. Ajo ka ftuar për bashkëpunim të mëtejmë të Kosovës me BE-në.

“Nuk dua të marr merita për pranimin në UEFA, por dje arritën një sukses të madh. Kjo falë punës së madhe që keni bërë së bashku me ne. Sot duhet të bëhen planifikimet për të ardhmen e përbashkët. Liberalizimi i vizave nuk festohet vetëm në Kosovë, por edhe Bashkimi Evropian po feston”, ka thënë ajo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mogherini ka thënë se duhet të bëhet ende më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se për këtë duhet të jemi të bashkuar.

Ajo poashtu ka folur edhe për krizën politike në Kosovë, duke thënë se dallimet politike duhet të zhduken.

“Kosova nuk do t’ia dalë nëse grindjet politike rriten”, ka thënë Mogherini.

(Kosova Sot)