Cameron nuk do t’i kërkojë falje Trumpit

  • 05 May 2016 - 17:52
Cameron nuk do t’i kërkojë falje Trumpit

Kryeministri britanik, David Cameron, nuk ka në plan që t’i kërkojë falje Donald Trump, pasi pas fjalimit të këtij të fundit për myslimanët ai e kishte quajtur si “përçarëse dhe të gabuar”.

Këshilltari i Trump, George Papadopoulos ka thënë të martën se Cameron duhet t’i kërkojë falje ose t’i tërheq ato fjalë.

“Kryeministri nuk ka në plan që të tërheq komentet e tij të cilat janë bërë si kundërpërgjigjje të komenteve të Donald Trump, i cili bënte thirrje për dëbim të myslimanëve të cilët hynë në SHBA”, u shpreh zëdhënësja e Cameron

(Kosova Sot)