Bogov: Kohëzgjatja e krizës ngadalëson ringritjen e ekonomisë së vendit

  • 05 May 2016 - 17:54
Bogov: Kohëzgjatja e krizës ngadalëson ringritjen e ekonomisë së vendit

Banka Popullore e Maqedonisë parasheh rritje të dyshimit te popullata dhe te investitorët, tërheqje të depozitave, ulje të harxhimeve, invetsime më të ulta të huaja dhe aktivitet kreditor të ngadalshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu u tha në konferencën për shtyp të guvernatorit Dimitar Bogov, ku u bë e ditur se pritet që bruto prodhimi i brendshëm (BPB) të rritet për 1.6%, që është më e ulët nga parashikimi i rregullt prej 3.5%.

Në pyetjen, nëse rritja e normës kamatore do të ndikojë në rritjen e kamatës së kredive të qytetarëve, Bogov u përgjigje se kjo është në dorë të bankave, por që gjasat janë që të rritet. Ai theksoi se kohëzgjatja e krizës ngadalëson ringritjen e ekonomisë së vendit.

(Kosova Sot)