Lamtumirë GETO!

  • 05 May 2016 - 07:36
Lamtumirë GETO!

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe qytetarët kanë mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian drejtuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Me këtë propozim Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen,shkruan gazeta Kosova Sot.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në 'Facebook' ka përshëndetur propozimin e Komisionit Evropian, duke shkruar "Lamtumirë viza!". "Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por e kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike", ka shkruar Thaçi.

Menjëherë pas rekomandimit pozitiv që i dha Komisioni Evropian Kosovës për liberalizimin e vizave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë arritje të madhe, siç tha, për durimin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre viteve në izolim. Këto urime Veseli i bëri në konferencën për media të mbajtur të mërkurën në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Veseli theksoi gjithashtu se ky është edhe rrëzimi i murit të fundit të Berlinit në Evropë. Ai bëri të ditur se Enver Hoxhaj shumë shpejt do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.

Dalje nga izolimi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Mustafa, menjëherë pas lajmit për rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët, ka pritur në një takim Samuel Zhbogar, Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, me ç'rast kryeministri ka pranuar dokumentin e Komisionit Evropian....(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)