Politika kriminale ia zgjat jetën EULEX-it

  • 05 May 2016 - 07:40
Politika kriminale ia zgjat jetën EULEX-it

Derisa Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e drejtë- sisë është në bisedime e sipër për modalitetet e përmbylljes së mandati të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX-it, përfaqë- sues të subjekteve të ndryshme politike dhe ekspertë të pavarur konsiderojnë se ka gjasa t'i vazhdohet mandati këtij misioni, për shkak se vendi po qeveriset nga politikanë që e shohin akoma veten mbi ligjin, të cilët çdo ditë korruptohen e ushtrojnë pushtet autoritar e të kundërligjshëm, por nga drejtësia kosovare mbeten njerëz krejtësisht të paprekshëm. "Shtyrja edhe për një mandat e misionit të EULEX-it mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ne e dimë se EULEX-i deri tash ka qenë një mision pa rezultate, me afera korruptive dhe skandale të shumta. Po të kishim një sistem të drejtësisë në Kosovë, EULEX-i do të ishte mision i panevojshëm. Por, meqë ne nuk kemi sistem efikas të drejtësisë, atëherë edhe ndoshta është i nevojshëm dhe mund të gjejë hapësirë veprimi. Ne duhet ta gjejmë mënyrën që ta bëjmë një monitorim publik, në mënyrë që ky mision të mos përdoret vetëm për t'i arrestuar kriminelët e mëdhenj për t'i shantazhuar e zhvatur dhe pastaj për t'i liruar, siç ka vepruar sa e sa herë deri më tani", tha deputeti i LDK-së Adem Salihaj.

Politikanët mbi ligjin

Të pashmangshëm, për shkak të lidershipit të korruptuar në krye të institucioneve të vendit, ndonëse të padëshirueshëm për shkak të efikasitetit të dobët të treguar deri më tani, e sheh vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë edhe profesori i së drejtës Riza Smaka. "Duke e trajtuar këtë çështje në kontekstin e gjendjes socio-ekonomike e politike në vendin tonë, deshëm apo nuk deshëm EULEX-i do të justifikohej që të qëndronte edhe për një periudhë të konsideruar.

Deri më tani, aktualisht në vendin tonë, Qeveria, pos shkeljeve kushtetuese e dëmtimeve territoriale, e me to edhe cenimeve të integritetit territorial, ka dështuar keq edhe në fushën e sundimit të ligjit, shëndetësisë, arsimit e shkencës, ekonomisë dhe të administratës publike. Veçanërisht sistemi i drejtësisë ndodhet në gjendje të funksionimit shumë të dobët e për aq edhe prania e korrupsionit...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)