Haradinaj: I padrejtë kushtëzimi i vizave me demarkacionin me Malin e Zi

  • 05 May 2016 - 19:30
Haradinaj: I padrejtë kushtëzimi i vizave me demarkacionin me Malin e Zi

Deputeti Daut Haradinaj thotë se Bashkimi Europian duhet ta pranojë Kosovën si sovrane dhe e quan të padrejtë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si kusht për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Thotë se deputetët nuk duhet që me votën e tyre të heqin dorë nga territori i vendit duke ratifikuar këtë marrëveshje.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:        

 Liberalizimi dhe Demarkacioni.

Pas plot 17 vitesh kur në qeshor te 99′ hynë trupat e NATO-s në Kosovë dhe u larguan ato trupa famkeqe, Kosova përjetoi dy lajme të mira, ai i pranimit të Kosovës nē UEFA dhe rekomandimi për liberalizim të vizave.

Por ajo që vërtetë ishte befasuese për mua dhe besoj për shumicën në Kosovë, ishte kushti për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo nëse e shohim me qetësi më shumë duket si tendencë për ta nxjerrë këtë qeveri nga gabimet që i kanë bërë në dëm të territorit të vendit tonë.

Por një gjë duhet kuptuar se izolimi i pa drejt i Kosovës përplot 17 vjet nuk mundet dhe nuk duhet të kushtëzohet me demarkacionin, sepse ky është një kusht i paaplikuar deri më tash.

Nëse pushtetarët tonë mendojnë se do të munden t’i mbulojnë gabimet e tyre, e kanë gabim.

Deputetet e Parlamentit te Kosovës nuk duhet dhe as nuk besoj që do e lejojnë që me votën e tyre të heqin dorë nga territori i Kosovës.

Nëse EU i duhet Isa & Kompani natyrisht që e japim, por unë besoj se ata duhet poashtu të jenë të interesuar që kufiri i Kosovës të caktohet drejt e pa ndeërhyrje. Ky edhe ështē standard i BE-së.

Është rasti i parë që Kosovës i vendosen kësi lloj kushtesh, ta keni parasyshë faktin që dy shtete te ish Jugosllavisë, Kroacia dhe Sllovenia, që të dyja shtete te EU akoma kanë mospajtime me demarkacionin dhe që të dyja të dalura me luftë nga ish RFJ, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk iu vunë kushte për liberalizim dhe integrim, përkundrazi ato u përkrahen fuqishem në rrugën e tyre perëndimore duke i antarësuar në Nato dhe BE.

Andaj ne sot shprehim dyshimin tonë se a ishte kërkesë e zyrtarëve të Kosovës kjo që të vendoset para aktit të kryer populli dhe opozita në Kosovë?

Ne jemi EU dhe jemi perëndimorë,

Ne jemi dhe do jemi të vendosur qe ska rrugë tjeter përpos integrimeve Euro-Atlantike, por si shtet me sovranitet, dhe BE-ja duhet të na pranojë të tille çfarë jemi dhe me territorin që e kemi.

(Kosova Sot)