Burrë e grua shfrytëzonin për prostitucion 44-vjeçaren

  • 05 May 2016 - 21:10
Burrë e grua shfrytëzonin për prostitucion 44-vjeçaren

Një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit është ndërmarrë sot në Vlorë, ku tre persona kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit janë Eqerem Ibrahimi, Ylmie Ibrahimi dhe një 44-vjeçare. Nga burimet paraprake mësohet se Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi shfrytëzonin 44-vjeçaren me iniciale A.H, banuese në Vlorë, për prostitucion.  Këtë të fundit e shfrytëzonin kundrejt shumës prej 3 mijë lekë.

“Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin si dhe pronarë të lokalit “Sea” në lagjen “1 Maji” përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”, kishin krijuar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen: A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3000 lekë (tre mijë lekë të rinj)”, informon policia.

(Kosova Sot)