Gashi: Koalicioni PDK-LDK në rrezik!(Video)

  • 05 May 2016 - 22:10
Gashi: Koalicioni PDK-LDK në rrezik!(Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se propozimi për emërimin e Enver Hoxhajt si ministër i Punëve të Jashtme nga zyrat e PDK-së nga Kadri Veseli, e rrezikon koalicionin qeverisës.

“Propozimi për ministër nga selia e PDK nga ana e Veselit, nuk tregon se puna është mirë në këtë koalicion”, tha Gashi në Televizionin Rrokum.

Gashi shtoi se nuk i bashkohet partisë së re që do ta themeloj ish deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila.

Derisa, e ka quajtur të pa arsyeshëm kushtin që ka vendosur Komisioni Evropian për Kosovën që të miratoj demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që të liberalizohen vizat.

“Nuk e di a është kusht Demarkacioni me Malin e Zi, sepse nëse është kusht, mendoj se është i pa arsyeshëm dhe se nuk do të ndikoj direkt në liberalizim”, tha Gashi.

Gashi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do duhej me qenë kusht.

“Kanë shprehur gatishmëri që kjo marrëveshje mos me u shndërruar në problem politik mes dy vendeve”, theksoi ai.

Në pyetjen si e komenton mos prezencën e deputeteve në seanca, por t’iu paguhet meditja Gashi tha se është niveli më i ulët i trajtimit të problemit ai që e bëri Veseli.

(Kosova Sot)