Shpend Ahmeti po merr pjesë në konferencën “Climate Action 2016” në Washington

  • 05 May 2016 - 22:55
Shpend Ahmeti po merr pjesë në konferencën “Climate Action 2016” në Washington

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po merr pjesë në konferencën “Climate Action 2016” që po mbahet në Washington.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ahmeti ka bërë të ditur se ka qenë pjesë në njërin prej paneleve të konferencës me kryetarin e Miamit, Gimenez dhe kryetarin e Montrealit Coderre, me të cilët ka bashkëbiseduar për rolin e komunave në këtë iniciativë botërore.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe sekretari Ban Ki Moon dhe shumë përfaqësues të komunave e shteteve.

“Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të COP nga 170 shtete të botës për politikat në luftimin e ndryshimeve klimatike. Prishtina është pjesë e koalicionit Compact of Mayors të 400 qyteteve për veprime konkrete”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

(Kosova Sot)