27 vjeçarja kafshohet nga 3 pitbullë, në gjendje të rëndë

  • 05 May 2016 - 23:28
27 vjeçarja kafshohet nga 3 pitbullë, në gjendje të rëndë

Një grua 27 vjeçe është sulmuar nga 3 qenë pitbullë dhe është n gjendje mjaft të rëndë për shkak të plagëve të marra. 27 vjeçarja polake Katarzyna Urban, po shëtiste qenin e saj në një rrugë të Anglisë, ndërsa është sulmuar nga 3 qen të tjerë.

Ajo se një çift rreth të tridhjetave po shëtiste pesë qentë e tyre dhe se asnjëri prej tyre nuk ishte me litar. Tre prej tyre ishin pitbullë dhe iu turrën qenit të saj, një bullmastif. Ajo tentoi të ndalonte qentë pitbull, por ata iu kthyen asaj dhe e rrëzuan përtokë.

Ajo tentoi të mbronte kokën, ndërsa qentë e kafshuan në këmbë. Gjatë sulmit, pronarët e qenve i thirrën disa herë, por nuk bënë asgjë për t’i ndaluar, raporton syri.net.

Kur sulmoi mbaroi, Katarzyna iu lut pronarëve të qenve të thërrisnin një ambulancë, pasi kishte plagë të thella në këmbë dhe po rridhte shumë gjak.

Por ata refuzuan ta ndihmojnë dhe u larguan. Pak më vonë një kalimtar telefonoi policinë dhe ajo u dërgua në spital.

Qeni i saj, që u kafshua në incident, po e merr veten. Policia tha se ka nisur një hetim.

(Kosova Sot0