Largimi i uzurpatorëve, me hapa breshke

  • 06 May 2016 - 07:36
Largimi i uzurpatorëve, me hapa breshke

Krimi me pronën shoqërore dhe dështimi i AKP-s

Uzurpuesit e vërtetë, njerëzit e veshur me pushtet

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Milazim Abazi, thotë se kjo çfarë ka bërë AKP-ja dhe më pas reagimi i Avokatit të Popullit është vetëm një truk i garniturës së pushtetarëve aktualë sa për t'u hedhur pluhur syve të qytetarëve se gjoja Qeveria dhe kryeprokurori i ri po e luftojnë krimin dhe korrupsionin

Edhe pas publikimit të listave të uzurpatorëve, që e ka bërë kohë më parë bordi i ri drejtues i AKPsë, fati i pronave të uzurpuara shoqërore ende ka mbetur i paqartë. Askush nga Qeveria e Kosovës nuk e di me saktësi se çka po ndodh me pronat e uzurpuara shoqërore, dhe a po merren masa ndaj këtyre uzurpatorëve. Analistët thonë se ajo çfarë ka bërë AKP-ja është vetëm një mashtrim i pushtetarëve, sepse institucionet e drejtësisë hezitojnë që të ndëshkojnë të paprekshmit e pushtetit. Njohësit e kësaj fushe dhe deputetët e opozitës thonë se emrat e shpallur në listat e uzurpatorëve janë fiktivë, ndërsa uzurpatorët e vërtetë janë kapot e garniturave të politikës, që aktualisht po qeverisin me vendin, por edhe një pjesë nga radhët e opozitës. Në bazë të listave, që u publikuan një muaj më parë nga menaxhmenti i AKP-së, shihet hiç më pak se 632 prona shoqërore prej përfundimit të luftës e deri më tash kanë qenë të shfrytëzuara nga uzurpatorë të ndryshëm, të cilët kanë përfituar shuma të mëdha parash në emër të qirave për pronat që ua kanë lëshuar personave të tjerë.

Aksionet policore të pakta

Burime nga AKP-ja dhe Policia e Kosovës thonë se largimi i uzurpatorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) nuk po mbetet vetëm në nivel të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Pak më shumë se një muaj pas publikimit të listës së uzurpatorëve, Policia e Kosovës ka filluar largimin e uzurpatorëve të pronës shoqërore. Një aksion i tillë ka filluar të martën (22 mars 2016) në Pejë, me ç'rast është larguar uzurpatori nga lokali "Krikos", i cili kishte një sipërfaqe prej rreth 63 metra. Largimin e uzurpatorit në Pejë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës "Prona e uzurpuar, tanimë e liruar ka qenë pronë e paluajtshme, saktësisht lokali 'Krikos' me sipërfaqe 62.80 m/2, e cila ishte shitur nga AKP-ja dhe tani pas përfundimit të procedurave, në bashkëpunim me institucionin përkatës është marrë në posedim nga pronari i ligjshëm", thuhet në njoftimin e dërguar për medie nga PK-ja. Megjithatë, shumë uzurpatorë në qytete të ndryshme të vendit vazhdojnë t'i menaxhojnë lokalet, që nuk janë pronë e tyre, përderisa blerësit legjitimë mbesin në pritje të reagimit të institucioneve të drejtësisë. Edhe zyra e Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin me rekomandime lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nga shfrytëzuesit e paligjshëm. Ky raport i është drejtuar më 19 prill 2016 autoriteteve përgjegjëse...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)