‘Darka me Evropën’ organizohet sot në Prishtinë

  • 06 May 2016 - 07:58
‘Darka me Evropën’ organizohet sot në Prishtinë

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, 9 Majit, sot mbahet aktiviteti edukativo-zbavitës “Darka me Evropën”.

28 nxënës të shkollave të mesme të Kosovës do të përfaqësojnë nga një vend të BE-së dhe do të mësojnë më shumë për shtetet dhe kulturën e vendeve anëtare të BE-së përmes ushqimit, zbavitjes dhe një kuiz.

Ekipi fitues do të shpërblehet nga ministri i Integrimeve Evropiane , Bekim Çollaku dhe Shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, të cilët do të mbajnë edhe konferencë për media.

Ky aktivitet është organizuar nga OJQ ‘TOKA, e mbështetur nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

(Kosova Sot)