Gjuriq-Mogherinit: S'pranojmë që ta rishikoni atë për të cilën kemi rënë dakord

  • 06 May 2016 - 09:48
Gjuriq-Mogherinit: S'pranojmë që ta rishikoni atë për të cilën kemi rënë dakord

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, e cila dje në Prishtinë tha se Asociacioni nuk do të jetë strukturë paralele e Qeverisë serbe dhe se nuk do të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

Gjuriq ka thënë se për Serbinë është e papranueshme ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe as nuk do të lejojë rishikimin e marrëveshjes.

“Askush nuk do të ridefinoj atë për të cilën kemi rënë dakord më 25 gusht”, tha Gjuriq mbrëmë në televizion serb “Pink”.

 “Shumë e respektojmë rolin tuaj, por ne nuk do të pranojmë që ju ose dikush tjetër ta rishikojë atë për të cilën kemi rënë dakord “, ka thënë zyrtari serb.

(Kosova Sot)