Rast i pazakontë në Turqi, pas lindjes foshnjës i hiqen dy dhëmbë

  • 06 May 2016 - 10:40
Rast i pazakontë në Turqi, pas lindjes foshnjës i hiqen dy dhëmbë

Lindja e foshnjes me dy dhëmbë të rritur në qytetin turk Nevsehir ka shkaktuar vëmendje dhe befasi të madhe për mjekët dhe opinionin.

Mbrëmjen e së martës në spitalin publik të Nevsehir, 23-vjeçarja Nazife Kiyga lindi një vajzë me dy dhëmbë të rritur.

Mjekët dhe familja u shtangën nga kjo dukuri e rrallë, por shqetësimet kaluan pasi kontrollet e detajuara mjekësore treguan se foshnja është e shëndoshë dhe nuk ka komplikime.

Vajzës iu dha emri Miraxh, kurse Dr. Zeynep Ibisoglu tha se lindja ka kaluar pa probleme dhe pas kontrolleve të detajuara u konstatua se fëmija është i shëndetshëm.

(Kosova Sot)