Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një rumun

  • 06 May 2016 - 11:12
Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një rumun

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rumun, i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare në Kullë rreth orës 13:00, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Raportohet se shtetasi i Rumanisë në mungesë të dokumentacionit të rregullt ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)