KMDLNj jep detaje për gjendjen e mjerueshme nëpër burgjet

  • 06 May 2016 - 12:22
KMDLNj jep detaje për gjendjen e mjerueshme nëpër burgjet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka publikuar raportin monitorues për institucionet e privimit të lirisë gjatë vitit që lamë pas, ku përveç kushteve të rënda të objekteve, thuhet se ka pasur ankesa edhe për trajtimin jo të duhur nga stafi i uniformuar si në burgun e Dubravës dhe Lipjanit.

Sipas raportit me teme “Të privuarit nga liria në gërshërë midis moszbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe mungesës së transparencës”, KMDLNj vlerëson se buxheti i ndarë vjetor për Shërbimin Korretues të Kosovës nuk mjafton për të siguruar funksionalitet të plotë dhe qëndrueshmëri strategjike, sidomos, kur marrim parasysh faktin se gjatë viti 2015 numri i të dënuarve ka qenë 1146 dhe 391 të paraburgosur, nuk mund të mbulohen shpenzimet e nevojshme.

Ankesa sipas KMDLNj-së, ka pasur edhe se ka korrupcion, nepotizëm, diskriminim dhe standarde të dyfishta në aplikimin e regjimit të avancuar por edhe të privilegjeve. 29.3% e të anketuarve kanë pohuar se ankesat i adresojnë përmes takimeve me personat përgjegjës, 26.7% ankesat i dorëzojnë në kutitë përkatëse dhe 39.7% kanë pohuar se shfrytëzojnë të dyja mundësitë e ankesës.

“Të dënuarit në disa raste kanë provuar tentim vrasjen si metodë për arritjen e qëllimeve të tyre ( në Q.K Dubravë) apo përmes grevës së urisë ( Q.P Prishtinë dhe BSL)”, thuhet në raport.

Ja raporti i plotë monitorues i KMDLNj-së:

Infrastruktura e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës është përgjegjës për menaxhimin e objekteve ku janë të vendosur personat e privuar nga liria si dhe krijimin e kushteve që ata ta mbajnë dënimin në përputhje me LESP (Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale) duke respektuar dinjitetin e tyre dhe të drejtat e njeriut në bazë të standardeve ndërkombëtare. Në Kosovë janë këto Qendra të Paraburgimit: Prishtinë, Pejë, Gjilan, Lypjan, Prizren dhe Mitrovicë. Për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme një Pavijon i Burgut të Dubravës shërben si Qendër e Paraburgimit ndonëse kjo është Qendër Korrektuese si dhe në Burgun për Siguri të Lartë. Qendrat e Paraburgimit shërbejnë për personat që janë nën hetime apo që e presin aktgjykimin e formës së prerë. Në Qendra të Paraburgimit mund të dërgohen edhe të dënuar me kërkesë të tyre por që nuk kanë dënime të gjata si dhe për një kohë të caktuar persona me rrezikshmëri të lartë në bazë të vlerësimeve të autoriteteve përkatëse.

Qendrat Korrektuese janë: Qendra Korrektuese në Dubravë ku vuajnë dënimin personat e dënuar me kohëzgjatje më të lartë, Qendra Korrektuese në Lypjan ku vuajnë dënimin femrat e dënuara apo ato që janë në paraburgim dhe personat e mitur që u është shqiptuar masa e sigurisë, Qendra Korrektuese në Smrekonicë ku vuajnë dënimin personat e dënuar me dënime të vogla dhe me një shkallë të rrezikshmërisë së ulët. Gjithashtu, aty vendosen edhe të dënuarit që kanë kaluar me sukses procesin e risocializmit në Dubravë dhe të cilët janë shfrytëzues të rregullt të beneficioneve dhe të cilëve u ka mbetur më pak se dy vite nga dënimi i përgjithshëm. Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë Pavijonet e Mbyllura, Pavijonet gjysëm të Hapura, Pavijonet e hapura dhe Burgu për dëshmitarë të Mbrojtur. Si dhe Burgu për Siguri të Lartë në Gërdoc, të Besianës.

Mbështetja financiare për Shërbimin Korrektues të Kosovës:

Tabela 1. Buxheti i SHKK-ës për vitin 2015 ka qenë:

Paga dhe mëditje9,762.593.57 €

Mallra dhe Shërbime3,807,526.97 €

Komunali605,312.72 €

Kapitale1,422,500.00 €

Totali15,597,933.26 €

Objektivat e SHKK-së për vitin 2016 janë: Funksionalizimi i dy Qendrave të reja të Paraburgimit në Prishtinë (Hajvali) dhe Gjilan si dhe funksionalizimi i Qendres për të Mitur me Masë Edukuese. Gjithashtu, SHKK pohon se nuk buxheti i ndarë nuk është i mjaftueshëm. KMDLNj vlerëson se buxheti i ndarë vjetor për SHKK nuk mjafton për të siguruar funksionalitet të plotë dhe qëndrueshmëri strategjike.

Sidomos, kur marrim parasysh faktin se gjatë viti 2015 numri i të dënuarve ka qenë 1146 dhe 391 të paraburgosur, nuk mund të mbulohen shpenzimet e nevojshme.

Tabela 2. Gjendja e të burgosurve në dhjetor të vitit 2015.

Të dënuar1146

Të paraburgosur 391

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës në shumicën e Institucioneve të dënuarit kanë mundësi edhe të angazhohen me punëecila paguhet 1€ për ditë pune. Gjatë vitit 2015 mesatarisht 607 persona kanë qenë të burgosur të punësuar në të gjitha institucionet.

Trajtimi

Në Kosovë ka munguar infrastruktura humane dhe profesionale për trajtimin e të burgosurve ngase kanë munguar trajnimet e mbështetura në parimet bashkëkohore dhe profesionale. Për pasojë kemi shumë raste kur të burgosurit janë trajtuar nën dinjitetin njerëzor, ndaj tyre është ushtruar presion psikik, nuk ka pasur përkujdesje të mjaftueshme mjekësore, mungesë të barnave, diskriminim gjatë ndarjes së beneficioneve etj.

Ndonëse, kohën e fundit janë bërë disa investime në qendrat korrektuese dhe në qendrat e paraburgimit, kushtet në të cilat e vuajnë dënimin të burgosurit ende janë larg standardeve ndërkombëtare që vlejnë dhe janë obligative për shtetet e BE-së apo që duan të jenë anëtare të BE-së. Mirëpo sa i përket vendeve të rajonit Kosova nuk qëndron keq madje është para tyre edhe për kushte fizike e në veçanti për trajtimin e personave të privuar nga liria.

Bazuar në metodologjinë e KMDLNj – së për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese, kushtet dhe trajtimi i të dënuarve dhe të paraburgosuve përgjatë periudhës raportuese vëmendje të veçantë i është kushtuar raporteve ndërmjet stafit dhe të dënuarve si dhe klimës së sigurisë përbrenda institucioneve korrektuese. Në përgjithësi trajtimi i të dënuarve dhe i të paraburgosurve është i mirë, veçanërisht në Qendrat e paraburgimit.

Në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc në përgjithësi nuk kishte ankesa në sjelljen e stafit, ndonëse shumica janë staf i ri dhe me pak përvojë. KMDLNj ka evidentuar vetëm një rast të tejkalimit të autorizimeve zyrtare ndaj një personi të dënuar për të cilin është marrë në deklaratë i dënuari, familja, Drejtori i BSL, stafi korrektues dhe shefi i sigurisë së Qendrës. Për këtë rast KMDLNj ka drejtuar një shkresë duke kërkuar hetimin e plotë dhe të paanshëm të rastit në Inspektoratin Policor të Kosovës ( kërkesa me nr. prot 110/2015, Rasti A. A.; datë 07.04.2015). Për të njejtin rast monitoruesit e KMDLNj – së i kanë dhënë IPK të gjitha informatat e nevojshme dhe rasti është në hetim.

KMDLNjka pranuar ankesa nga të dënuarit për sjellje jo-korrekte, ofendime apo edhe keqtrajtime fizike nga ana e stafit në QK Dubravë. Të dënuarit veçojnë pavione të caktuara për sjelljen e ashpër të stafit korrektues, injorimin e kërkesave të tyre etj. Gjithashtu ka pasur pohime për korrupsion dhe nepotizëm, diskriminim apo standarde të dyfishta në aplikimin e regjimeve dhe privilegjeve ose beneficioneve. Mungesë e trajtimit specifik për personat me nevoja të veçanta (Pavioni 7 në QK Dubravë). Personat me nevoja të veçanta janë të sistemuar ndaras, por nuk kanë një tretman specifik – sipas nevojave dhe kërkesave të tyre. Nuk ka dispozita apo udhëzime që rregullojnë trajtimin dhe administrimin me këtë kategori. Numër i madh i të dënuarve në moshë që nuk gëzojnë një trajtim në bazë të nevojave të tyre.

Ankesa për sjellje të ashpra dhe qendrime mospërfillëse nga anëtarë të caktuar të stafit ka pasur edhe në QP në Prizren. Për raste të tilla KMDLNj, përkatësisht Nënkëshilli në Prizren ( NKMDLNj- Prizren ) ka hartuar raporte duke marrë deklarimet e palëve dhe të njejtin e ka përcjellur në Inspektoratin Policor i cili është përgjegjës për hetime/dyshime të tilla. Gjithashtu, më i rëndë ka qenë rasti i vdekjes së një të paraburgosuri. Me dt. 03.04.2015 koordinatori i KMDLNj-së në Prizren, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Gjatë vizitës u mësua se një shtetas K/shqiptar, që ishte në paraburgim ka ndërruar jetë me dt.02.04.2015 Musa Kryeziu (1953), lindur në Mleqan të Malishevës, banues në Prizren, e që në paraburgim ka qenë nga dt.16.08.2014, i akuzuar për tentim vrasje dhe armbajtje pa leje, ndaj të cilit mbahej gjykimi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka pësuar atak kardiopulmonar, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. I ndjeri me dt.02.04.2015 ka qenë prezentë në seancë dhe pas seancës është sjellur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit, pa asnjë shqetësim. Ndërkohë, po të njëjtën ditë rrethë orës 11:50h ka pasur atakun e përmendur më lartë. Menjëherë ka interevenuar ekipi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, që i ka dhënë ndihmën e parë dhe njëkohësisht me urgjencë është ftuar Emergjenca, që e ka bartuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Mjekët kanë ofruar gjithë ndihmën e nevojshme. Mirëpo, Musa Kryeziu, rreth orës 13:55h ka ndërruar jetë në këtë Spital, kanë pohuar nga menaxhmenti i Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Më herët, gjatë qëndrimit në paraburgim, gjatë asaj kohe, i ndjeri ka qenë i trajtuar si pacientë i psikiatrisë dhe ka marrë (është trajtuar) vazhdimisht terapinë e nevojshme për këtë sëmundje, na kanë pohuar menaxhmeti i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur ankesa sa i përket trajtimit qoftë tek të miturit apo edhe tek femrat. Vlen të ceket se KMDLNj në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (Grupi i Task Forcës për Parandalimin e Torturës) kanë monitoruar nga afër implementimin e Programit EQUIP i financuar nga Komiteti Holandez i Helsikit, i cili ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë së të miturve si dhe menaxhimin e zemërimit dhe stresit deri në lehtësinë e risocializimit pas lirimit.

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ku janë të vendosur personat në dy vitet e fundit të përfundimit të vuajtjes së dënimit nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme për sa i përket qështjes së trajtimit nga stafi korrektuese. Q.K Smrekonicë është e tipit gjysëm të hapur dhe raportet midis të dënuarve dhe stafit, si dhe raportet midis të dënuarve janë përgjithësisht të mira. Nuk ka raste të theksuara të keqtrajtimit apo trajtimeve të tjera jo – humane.

Kushtet materiale

Në periudhën raportuese, gjendja e popullimit të qendrave korrektuese ka qenë si në vijim:

QK në Dubravë, si një ndër qendrat me kapacitetin më të madh të vendosjes, edhe këtë vit është ballafaquar me problemin e mbipopullimit, kjo për arsye të renovimeve që janë bërë si dhe për shkak të faktit se në disa pavijone, si p.sh. pavijoni 8, ku janë të vendosur të dënuar me rrezikshmëri më të lartë, nuk kanë pasur mundësi të vendosen të dënuar të tjerë. Objekte të dëmtuara, duke përfshirë edhe hapësirat e banimitnë QK në Dubravë (Pavioni 1, 2, 4 dhe 5); është renovimi i Pavionit nr 3. Po ashtu në vitin 2013 janë gëlqerosë pavionet 4,5 dhe 6. Kuzhina në QK në Dubravë është renovuar në fillim të 2013, por nuk janë ndërruar edhe pajisjet, shumë prej të cilave nuk janë funksionale edhe pas 2 vitesh.

QK në Lipjan aty janë të vendosura 43 femra, prej tyre dy të mitura. Në pavijonet tjera janë të vendosur 45 të mitur. Nëntë të dënuar për kundërvajtje janë mbajtur për të punuar ndërsa të tjerët janë transferuar në qendrat e tjera. QK Lipjan ka mungesë të theksuar të inventarit nëpër dhoma ( sirtarë për vendosjen e rrobave). QK në Lipjan banjat janë të përbashkëta, ndërsa tualetet janë të vendosura nëpër dhoma dhe janë të hapura (pa ndarje fizike).

QK në Smrekonicë, e cila është e tipit gjysmë të hapur, ka kapacitet prej 200 vendesh në pavijone dhe 16 vende në dhoma pranimi apo të ashtuquajtura kaluese. Këtu janë të vendosur 201 persona. Në fund të 2013 është rinovuar në tërësi QK në Smrekonicë duke ndikuar ndieshëm në kushtet e banimit për të dënuarit si dhe kushtet e punës për stafin.

BSL në Gërdovc, i cili ka kapacitet prej 390 vendesh, pranimin e parë të të dënuarve e ka bërë më 31 maj 2014, ndërsa momentalisht numëron 82 persona të dënuar. Duhet të bëhet e ditur se Burgu i Sigurisë së Lartë në maj të këtij viti mbush një vit që prej se është funksionalizuar. Burgu është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe plotëson kushtet fizike për të gjithë të dënuarit.

QP në Lipjan, e cila ka kapacitet prej 170 vendeve, aty janë të vendosur 144 të paraburgosur, prej tyre 23 janë me dënime. Pas disa renovimesh kjo Qendër prap nuk ka kushte të mira. vlen të ceket se KMDLNj ka rekomanduar mbylljen e Ambulatës e cila nuk plotëson kushtet fizike për trajtimin e personave për trajtim mjekësor e as kushtet për punë për stafin. Aty kishte rrjedhje uji e cila shkonte afër dollapëve ku mbahen dhe ruhen barërat.

QP në Mitrovicë, me kapacitet prej 55 vendesh, ka të vendosur 39 persona. Gjindet në pjesën veriore të Mitrovicës dhe aty janë të paraburgosur dhe të dënuar vetëm serbë dhe jo shqiptarë.

QP në Prizren, me kapacitet prej 92 vendesh, mban 97 persona.

QP në Pejë ka kapacitet prej 80 vendesh, plus 6 në vetmi, ka të vendosur 71 persona. Kjo qendër është janë kryer disa punime në banjo, që nuk paraqesin ndonjë pengesë për funksionim, por qendra nuk i plotëson kushtet, pasi ka shumë pak dritë natyrore, për personat e vendosur dhe për stafin. Në QP në Pejë banjot e përbashkëta janë të konstruktuara në atë mënyrë që cenojnë tërësisht intimitetin e të paraburgosurve – pa kurrfarë ndarjesh fizike.

QP në Gjilan ka kapacitet prej 94 vendesh, ndërsa ka të vendosur 82 persona. KMDLNj në vazhdimësi ka rekomanduar ndërtimin e një qendre të re për QP në Gjilan. Gjatë vitit raportues jemi njoftuar se punimet e vrazhda për ndërtimin e kësaj qendre janë në përfundim. Qendra e re do të ketë kapacitet prej 300 personash dhe do të ndikojë në uljene mbipopullimit nër qendrat e tjera. Kjo qendër nuk i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e personave të privuar nga liria mirëpo as kushtet për punën e stafit. Të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë vlerësuar lartë vullnetin dhe sjelljet e mira të stafit të uniformuar në këtë qendër. Qendra e re është përuruar.

QP në Prishtinë ka kapacitet prej 65 vendesh, ndërsa në të janë vendosur 67 persona. Ndërtimi i një qendre të re të paraburgimit ka filluar dhe deri në fund të vitit raportues, pritet të kryhen ndërtimet e vrazhda. Qendra e re në Hajvali është në ndërtim e sipër.

Pothuajse në të gjitha institucionet korrektuese mungon inventari elementar për rrobat dhe gjësendet tjera personale të të dënuarve. Kështu, ata janë të detyruar që këto gjësende t’i fusin nëpër qese apo pako të letrës dhe t’i vendosin nën krevatet e tyre.

Shqetësim për KMDLNj paraqet mos sistematizimi në momentin e vendosjes të të dënuarve në institucionin korrektues, jo vetëm që mund të përcillet me pasoja, por përbën edhe shkelje të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet vendore dhe ndërkombëtare si dhe ka qenë një ndër rekomandimet që në vazhdimësi është përsëritur nga KMDLNj.

Mbipopullimi dhe sistematizimi i të dënuarve, ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm.

Tabela 3. Projektet që kanë filluar në vitin 2014 kurse faza e dytë ka përfunduar vitin 2015

ProjektetKompania fituese

Vazhdimësi e fazës s e dyte te “Renovimi i Pavijonit 1 ne Qendrën Korrektuese në Dubravë”Kompania Prishtina

Vazhdimësi e fazës s e dyte “Renovimi i Bllokut O në Qendrën Korrektuese ne Lipjan”Termomontimi

Vazhdimësi e fazës s e dyte “Renovimi i Tualeteve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”Andi-Group

Tabela 4. Projektet që kanëfilluar dhe përfunduar në vitin 2015 dhe kompanitë punëkryese:

ProjektetKompania fituese

Renovimi i kuzhinës në Qendrën e Paraburgimit në LipjanAndi-Group

Instalimi i paneleve diellore ne Qendren Korrektuese ne SmrekovnicëTermovizioni

Instalimi i Kabullit nëntokësorë për Pavijonin 3 dhe 4 në Qendrën Korrektuese në Dubravë.Blenor

Demolimi i konstruksionit te fushës së futbollit të tipit të mbyllur në QK DubravëB-Ing.

QENDRA E PARABURGIMIT NË GJILAN – Është hapur me date 02.02.2016.

QENDRA E PARABURGIMIT NE PRISHTINË-HAJVALI – Punimet janë në proces dhe pritet brenda vitit që të përfundojë.

SHKK pohon se gjatë realizimit të të gjitha kontratave Menaxheri i kontratës përgatit raporte mujore mbi progresin apo regresin e rrjedhës së realizimit të kontratës. Ato raporte i dërgon në Zyrën e Prokurimit. Pas përfundimit të kontratës bëhet vlerësimi i tërësishem i realizimit të kontratës dhe lëshohet referenca qoftë negative apo pozitive. Për ata operatorë që i kemi lëshuar referencën negative nuk kanë pas mundësin e marrjes së kontratës tjetër. Në pyetjen tone se si e vlerësojnë proceset tenderuese drejtues të SHKK kanë pohuar se :” Mendojmë se ka pasur korrektësi gjate procesit te tenderimit ne te gjitha aspektet. Ka nganjëherë vështirësi ne realizimin e kontratave për arsye se është institucion korrektues dhe për ka natyra dallon dukshëm me institucionet tjera shtetërore.”

Ushqimi

Përveç qëndrueshmërisë në furnizimin me ushqim, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe kualitetit dhe llojllojshmërisë së ushqimit të ofruar. Kaloritë e ushqimit duhet të jenë brenda normave të përcaktuara, ndërsa sasia e ushqimit duhet të jetë brenda kufirit të lejuar; Përmbajtja, prejardhja dhe afati i qëndrueshmërisë së produkteve ushqimore duhet të bëhen të ditura për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Menaxhmentet e institucioneve korrektuese pohojnë se procedurat e centralizuara të prokurimit janë shkaktari kryesor i problemeve me furnizim si dhe me cilësi të produkteve – jo vetëm atyre higjienike por edhe të tjera, duke përfshirë edhe pajisjet apo inventarin. Decentralizimi i procedurave të prokurimit është përmendur prej afër pesë vitesh, por ende nuk është arritur.

Pajisjet e dëmtuara në kuzhinat në QK në Dubravë, QK e QP në Lipjan, QP në Gjilan, QP në Prishtinë (furrat dhe makinat për larjen e enëve) të gjitha duhet të renovohen kur kjo është e mundur apo të sigurohen pajisje të reja; Të vihen në funksion sallat e ushqimit nëpër pavione të caktuara në QK në Dubravë, duke evituar në këtë mënyrë shërbimin e ushqimit nëpër dhoma të të dënuarve; Të merren rregullisht mostrat e ushqimit për ruajtje dhe verifikim. Të sigurohen librezat sanitare për stafin përgjegjës në të gjitha rastet ku ato mungojnë dhe kjo të bëhet praktikë e rregullt. Deri në përfundimin e procesit të decentralizimit të procedurave të prokurimit, SHKK të sigurojë se procesi i tenderimit për furnizimin me produkte ushqimore të bëhet në pajtim me këto procedura, të jetë transparent dhe të sigurojë një minimum të cilësisë së tyre; SHKK të ndërmarrë veprimet për sanimin e gjendjes jo të mirë të infrastrukturës fizike në Pavionin 1, 4 dhe 5 në QK në Dubravë ku ka defekte në nyjet sanitare, lagështi dhe mure të dëmtuara në dhomat e të dënuarve; Dhomat e vetmisë në QP Gjilan dhe QP Pejë të mirëmbahen rregullisht. Këto dhoma në QP Gjilan të përdoren për vendosjen e përkohshme të të dënuarve vetëm në rrethana shumë të veçanta (mbipopullimi) dhe për koha sa më të shkurtë të mundshme; Sigurimi i furnizimit të rregullt dhe të mjaftueshëm me ujë të ngrohtë në QK Dubravë (Pavioni 1, 4, 5). Të sanohen defektet në dushet e banjove në pavionet 1 dhe 4 në Dubravë. Në çdo rast, të shmanget praktika e rrezikshme e ngrohjes së ujit me tela të rrymës nga ana e të dënuarve. Në Q.K. Lipjan shef i kuzhinës Z.B, njofton Ekipin se: në kuzhinë punojnë 6 kuzhinier civilë(katër meshkuj dhe dy femra) dhe 8 punëtore, të dënuara. Shumica e elementeve punojnë, me përjashtim te enëlarëses e cila edhe pse është, ajo në realitet nuk punon asnjëherë; Mostrat e ushqimit nukruheshin; Librezat sanitare mungonin; Kuzhina ka sallëne ngrënies, e cilaështë mirëmbajtur mjaft mirë. Kjo sallë përdoret edhepër aktivitete kulturore, drama, koncerte etj.; Nuk kishte defekte të makinerisë. Gjate monitorimit tonë u vërejt se ndihet ende era në kuzhinë, por me pak se herëve të tjera; Në këtë Qendër Korrektuese bukën e përgatitin punëtorët civilë me ndihmën e personave të dënuar; Në këtë furrë punon një punëtore me pagesë dhe tri të burgosura që i ndihmojnë gjatë punës udhëheqëses së tyre; Për momentin për shkak të defekteve me rrymë elektrike furra nuk punonte, dhe buka blihej në qytet; Furra gjatë ditës nxjerr deri 150 bukë për Qendrën korrektuese për të mitur dhe femra dhe 250 bukë për qendrën e paraburgimit ne Lipjan; Ka mikserin për përgatitjen e brumit, komoren për ardhjen e bukës, dhe furrën (shporetin) për pjekje; Të gjitha pajisjet janë funksionale; Edhe pastërtia është në nivel; Nuk kemi gjetur parregullsi.

Duhet cekur se nga gjysma e dytë e vitit 2015 i tërë Shërbimi Korrektues kanë mbetur në mungesë të furnizimit me produktin e mishit sepse kishte përfunduar kontrata me kompaninë e cila ka qenë përgjegjëse për furnizim. Sipas drejtuesve të SHKK kjo ka ndodh si pasojë e procedurave të prokurimit, të cilën ne nuk e kemi arsyetuar. Më vonë është lidhur marrëveshje e re me kompaninë NTP“KUALITETI”është kontratë për periudhë tre mujore me vlerë: 112.145.00 €

Kompania,,BeniDona’’ ka kontratë për furnizim me gjëra ushqimore, vlera e kësaj kontrate është1,065,690.00€.

Furnizim me bukë janë dy kompani: Fabrika Prizreni vlera 51 620.74 € dhe D.P.T “DONA” në vlerë të kontrates 139,284.60 €

Higjiena

Qendra Korrektuese në Dubravë – Banjat janë të vendosura nëpër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi; Disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah por pastërtia e tyre nuk është në nivel të duhur

Nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht (dy herë në javë) dhe si pasojë e kësaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit; Ankesa në cilësinë e produkteve higjienike; Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur të mbahet për shkak të problemeve me lagështi.

Si dhe në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muaj; Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur për shkak të problemeve me lagështi.

Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan (Femrat e dënuara dhe të paraburgosura) : Banjat janë të përbashkëta ndërsa tualetet janë nëpër dhoma dhe janë të hapura, në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit; Nëpër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë është e vështirësuar; Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm; Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavatriçe çdo javë; Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel por cilësia është shumë e dobët.

Të Miturit: Banjat janë të përbashkëta, në shumicën e tualeteve tavani është i mykur nga rrjedhja e ujit, ndërsa pastërtia nuk është ne nivel; Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm dhe te miturit pastrohen 3-4 herë në javë; Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavanderi çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është e dobët.

Edhe në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc të gjitha dhomat/qelitë janë të pajisura me banjo të cilat nuk janë të ndara nga hapësira tjetër e dhomës, për të cilën ka reaguar KMDLNj. Kurse banjot e pastrimit janë të përbashkëta dhe i kanë të ndara ditët e pastrimit.

Kontratën për furnizm me material hixhienik për institucionet e SHKK-së e ka kompania ” Edukimi” vlera e kesaj kontrate eshte168,162.30 €.

Kujdesi shëndetësor

Qendra Korrektuese në Dubravë : Stafi përbëhet nga: 6 mjekë, 28 teknikë, një psikolog qe është i angazhuar edhe për Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Gjatë ditës punojnë dy mjekë dhe gjashtë teknik, laboranti, tekniku i farmacisë ndërsa natën një mjek dhe dy teknik.

Shërbimi Korrektues është i përfshirë në strategjinë kombëtarë për adresimin e TBC, HIV AIDS dhe sëmundje te tjera ngjitëse. Janë zbuluar tetë raste me TBC, janë izoluar dhe janë nën terapi nga mjeku specialist. Janë marrë sputumet dhe është vërejtur se të sëmurit janë në përmirësim e sipër.

Qasja te mjeku i burgut është e shpejtë, brenda ditës ose të nesërmen ndërsa në shërbimet jashtë spitalit, varet nga natyra e sëmundjes dhe nga mundësia absorbuese ne QKUK -rasti paralajmërohet me parë dhe sipas radhës, me përjashtim te rasteve urgjente.

Kushtet fizike në spitalin e Dubravës janë të rënda për punë. Objekti është i dëmtuar mjaft, në disa hapësira pikon tavani (në dhomën e teknikëve, kati përdhese, në dhomën e arkivit, në katin e dytë, në dhomën e kryeshefit mjekësor), ka lagështi, muret janë të dëmtuara.

Ekzistojnë rregulla për evakuim mjekësor emergjent – Qasja te psikologu është se paku njëherë ose edhe më shumë, sipas nevojës. Por, është shume e vështirë sepse është i angazhuar vetëm një psikolog, i cili punon edhe ne Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Nuk ka udhëzues për përdorimin e testeve psikologjike.

Depoja për barna është adekuate, barnat porositen në bazë të nevojës, dy herë në vit, për rezervat, përgjegjës është tekniku i farmacisë. Barnat e skaduara veçohen dhe Ministria e Shëndetësisë merret me asgjësimin e tyre.

Gjatë këtij viti, ka pasur edhe te burgosur të pranuar me sëmundje mendore dhe për ta kujdeset psikiatri. Për momentin, këta te burgosur trajtohen vetëm me barna dhe nuk ka aktivitete te tjera rehabilituese.

Vetmia – i dënuari në vetmi ekzaminohet nga mjeku para izolimit, ka vizita te rregullta çdo ditë dhe vizita shtesë sipas nevojës. Nuk ka ndonjë evidencë se te ndonjë grup minoritar ështëaplikuar me shpesh vetmia.

Spitali është i organizuar në disa shërbime specialistike: Shërbimi i Kirurgjisë se vogël, Ortopedisë, Kardiologjisë, Pulmologji, Fiziatrisë (i cili ishte shumë mirë i pajisur me mjete moderne për ushtrime), Psikiatrisë, Stomatologjisë dhe i Farmacisë.

Respektohen procedurat e rregullta; mjeku e viziton pacientin pa pranin e gardianeve. Kërkesa për vizitë bëhet nëpërmjet teknikëve medicinal gjatë vizitës së pavijonit.

Gjatë masave disiplinore paraprakisht e pyesin mjekun për gjendjen shëndetësore dhe vendimi pak a shume varet edhe nga mjeku. Transporti deri në qendrën mjekësore më të afërt jashtë spitalit bëhet me automjetin e ndihmës së shpejtë.

Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan – Spitali: Stafi përbëhej nga: gjashtë teknikë, katër mjekë, një mjeke dermatovenerologe – përgjegjëse e ambulantes – Dr.I.K dhe një mjeke e praktikës se përgjithshme – H.R. Një mjek psikiatër-Dr. A.J, një herë në javë dhe në thirrje, një gjinekologe Dr. H.Q me orar pune dy herë në javë. Në këtë qendër korrektuese është edhe ambulanca stomatologjike, stomatologia- Dr. L. Z punon tri herë në javë nga katër ore. Dhoma e gjinekologjisë është e rregulluar mirë por aparati i vjetër i ultrazërit nuk është rregulluar, ndërsa një aparat portabël nuk i plotëson nevojat. Tani është në punë edhe stacionari, i cili shërben për pranimin e personave të operuar apo atyre me sëmundje ngjitëse. Për momentin ishte e shtrirë një paciente me sëmundje kronike – A. R. me Dg; Adenocarcinoma infiltrativa duodeni. Pacientja ishte e kënaqur me tretman. Stacionari ka dy dhoma me nga tre shtretër por të dy dhomat e kanë një hyrje. Në rast se një pacient ka sëmundje ngjitëse atëherë nuk ka siguri edhe për të tjerët, sepse nuk mund të jenë të izoluar, kanë një hyrje të përbashkët.

Numri i pacientëve të vizituar për tre muajt e parë ishte 318 vizita. Vizita tek neuropsikiatri kanë qenë 21 raste; Vizita tek gjinekologjiakanë qenë 3 raste; Vizita tek stomatologu kanë qenë 53 raste.

Aparatura: Laboratori tani nuk punon, sepse mungon laboranti. Analizat laboratorike mund të bëhen vetëm jashtë këtij institucioni; Në ambulancën e gjinekologjisë punohet me një aparat të vogël-aparat portabel. Nuk e kemi takuar gjinekologen dhe nuk e dimë se sa i plotëson nevojat një aparat i tillë, ndërsa ultrazëri i vjetër ende është jo funksional.

Barërat: Sipas kryeinfermieres N.O, tani janë të furnizuar mirë më barëra; Gjatë monitorimit tonë nuk vërejtëm se mungontendonjë ilaç.

Ambulancastomatologjike: Në ambulancën stomatologjike puna është vështirësuar shumë për arsye se karrigia stomatologjike është në defekt. Në këtë ambulancë mund të bëhen vetëm nxjerrje të dhëmbit, ndërsa punët tjera stomatologjike janë të lidhura ngushtë me kërrigën stomatologjike dhe pa u riparuar defekti nuk mundë të fillohet puna.

Kurse në Q.P në Lipjan – KMDLNj ka rekomanduar mbylljen e saj sa më të shpejtë sepse ajo nuk i plotëson as kushtet fizike: nuk ka lartësinë e paraparë, ka rrjedhje uji ( në tavolinën e kryeinferimierit) si dhe rrjedhja ndodh afër dollapëve që shfrytëzohen për mbjatjen dhe ruajtjen e barërave. Kemi vlerësuar se kjo ambulantë nuk i plotëson kushtet për trajtim shëndetësor dhe as për punë të stafit mjekësor.

Në Q.K Smrekonicë ambulanta ka kushte mjaft të mira pasi është renovuar dhe është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare për trajtim.

Në Qendrën Korrektuese ne Smrekonicë është e punësuar një mjeke e cila, siç na u pohua nuk e mban orarin e plotë (8 orësh), ndonëse ka kontratë të rregullt. Aktualisht janë edhe 2 mjekë teknikë ( jo zyrtarisht na u konfirmuar se pritej që në muajin korrik të silleshin edhe dy teknikë të tjerë). Sa i përket furnizimit me barëra dhe ushqim nuk kanë probleme dhe gjendja është përmirësuar. Kësaj qendre i mungojnë stomatologu dhe një psikolog.

Spitali i BSL në Gërdoc të gjitha hapësirat janë në nivel të duhur dhe plotësonin të gjitha kushtet e parapara. Dhoma e stomatolut ishte e pajisur mirë me të gjitha mjetet përcjellëse, ndonëse stomatologu nuk ndodhej aty edhe pse kishte kontratë me orar të plotë.Në dhomën e laboratorit kryheshin analizat e gjakut dhe të urinës dhe kryhen nga laboranti i cili vjen një herë në javë nga Q.K Dubravë. Gjithashtu, spitali posedonte dhomën e dosjeve ku ruheshin dosjet e secilit të dënuar e të paraburgosur në rafte të veçanta. Aty ishte edhe dhoma e emergjencës, spitali posedonte edhe aparantin e EKG – së. Doktori dhe infermieri na pohuan se janë të pajisur mirë me të gjitha barërat, ku depoja e barërave ishte nën kujdesin e depoistit i cili ditën e vizitës sonë ishte në pranim të mallit të ri. Doktori na pohoi se ata nuk kanë mungesë të barërave dhe janë mirë të pajisur mebarërat e nevojshme e sidomos me ato të listës esenciale.

Dhoma e hospitalizimit kishte kapacitet prej 11 personash. Spitali posedon edhe dhomën e infektivës, mirëpo për periudhën një vjeçare nuk kishin pasur raste të tilla. Gjithashtu spitali kishte dhomë të veçantë dhe kuzhinë për inferimierët. Shqetësuese për monitoruesit e KMDLNj – së paraqiste fakti se në hyrje të spitalit nuk kishte gardian ndonëse ishte një hapsirë e veçantë e paraparë për gardianin ose policin statik.

Ankesat e personave të privuar nga liria

KMDLNj ka realizuar vizita monitoruese në burgje, qendra të paraburgimit, qendra të ndalimit dhe institucionet tjera, ku liria e lëvizjes është e kufizuar. Ankesat janë pranuar nëpërmjet nëpërmjet postës, thirrjeve telefonike, familjarëve, avokatëve apo edhe nëpërmjet punëtorëve social të atyre institucioneve. Ankesat e natyrës urgjente, kryesisht procedohen menjëherë, përmes postes elektronike apo telefonit si dhe drejtpërdrejt nëpërmjet menaxhmentit të institucionit korrektues. Shumica e ankesave të pranuara janë drejtuar kryesisht kundër vendimeve të gjykatave, Panelit për Lirim me Kusht (PLK), mos falja nga Presidentja,trajtimit shëndetësor, zgjatja e paraburgimit, mos lejimin e pushimit të fundjavave, transferimeve, ekstradimeve. Më tutje po paraqesim vetëm dy rastet që kanë qenë më të ndijshme dhe që kanë pasur impakt mediatik për të cilat KMDLNj ka dalur edhe me reagime publike.

Me datën 11 dhe 12 nëntor pas një ankese, ekipi i KMDLNj –së ka monitoruar Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Lipjan për të vlerësuar situatën dhe rrethanat e rastit të incidentit të pretenduar të datës 06.11.2012 ndërmjet dy të dënuarve në QK në Dubravë, ku një i dënuar kishte raportuar se ishte dhunuar nga një i dënuar tjetër në ambientet e Pavionit 2 në QK në Dubravë me datën 06.11.2015. Gjatë vlerësimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave të rastit ka intervistuar të dënuarit e përfshirë në incident, stafin korrektues përgjegjës, stafin shëndetësor dhe dëshmitarë të rastit. Po ashtu janë konsultuar evidenca, raporte dhe deklarata relevante mbi rastin duke përfshirë edhe raportin mjekësor të datës 07.11.2015. Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve dhe vlerësimit të përgjithshëm të rrethanave të rastit, vlerëson se në rastin në fjalë në asnjë rrethanë nuk bëhet fjalë për përdorim të dhunës/forcës, apo kërcënimit ndaj të dënuarit në QK në Dubravë. Ky vlerësim mbështetet edhe nga konstatimi nga raporti mjekësor i datës 07.11.2015 i shërbimit shëndetësor në QK në Dubravë.

Në lidhje me këtë rast KMDLNj vlerëson nevojën për një vëmendje më të shtuar të Shërbimit Korrektues dhe një qasje më proaktive parandaluese ndaj fenomenit të ngacmimit,abuzimit sexual, shantazhit apo keqpërdorimit të pozitës-statusit social ndërmjet të dënuarve në institucionet korrektuese të Kosovës. Gjithashtu kemi kërkuarnga shërbimi shëndetësor i burgjeve në Kosovë që vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë të adresojë dhe trajtojë dukuri të tilla në institucionet korrektuese, ndërsa të ngrejë edhe nivelin e kualitetit të raportimit të këtyre rasteve, pasi raporti përkatës është i mangët në pikëpamje të vlerësimit dhe evidentimit të parametrave vital të personit të ekzaminuar.

Pas dhënies së lajmit për helmim të deputetes Donika Kadaj – Bujupi, monitoruesit e KMDLNj –sëishin në vizitë monitoruese në Qendrën për të Mitur dhe Femra në Lipjan. Fillimisht monitoruesit takuan drejtuesit e Qendrës për të marrë informatat që ata kanë rreth rastit në fjalë.

Gjithashtu , monitoruesit takuan doktoreshën e Qendrës e cila prezantoi edhe kartelat mjekësore të deputetes Kadaj – Bujupi dhe për të njejtën pohoi se nuk kishte pasur helmim. Sipas doktoreshës , problemet e znj. Kadaj – Bujupi mund të kenë qenë të natyrës virusale, ose të thartirës në lukth, mirëpo aspak nuk kishin të bëjnë me helmim. Nga doktoresha i është dhënë edhe raporti për qëndrim në hapsirën stacionare të burgut ( hapësirë e veçantë e cila shërben për përcjelljen e gjendjes shëndetësore të pacientëve me shqetësime të cilat konsiderohen më serioze) mirëpo vetëm pas dy orë qendrimi aty ajoka kërkuar që të kthehet në pavijon. Ajo këtë e ka bërë përmes një deklarate me shkrim.Znj. Kadaj – Bujupi i është ofruar ndihmë mjekësore sa herë që ka kërkuar dhe sipas kartelës mjekësore ajo nuk ka ndonjë shqetësim shëndetësor.

Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale

Sanksionetpenale janë dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet plotësuese dhe vërejtja gjyqësore. Ky Ligj përcakton se “Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues”.

Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (Nr. 04/L-149 ) është përcaktues për ekzekutimi i sanksioneve penale, sanksioneve kundërvajtëse dhe masave të trajtimit të detyrueshëm, dhe aplikimit të masës së paraburgimit në institucionet e privimit të lirisë.Gjatë ekzekutimit të sanksionitpenal gjithmonë respektohen të drejtat e personit të dënuar. Këto të drejta mund të kufizohen vetëm në atë masë që është e domosdoshme për ekzekutimin e sanksionit penal në pajtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Qëllimi i aplikimit të këtyre masave është që personat a po individët të ri – socializohen sa më shumë që të jetë e mundur.

Ekzekutimi i dënimit me burgim dhe i dënimit me burgim të përjetshëm

Sipas të rregullave personat të cilët dënohen qoftë me burgim të perkohshëm apo të përjetshëm duhet të vendosen në Qendrat Korrektuese të cilat janë të përcaktuara për vuajtje të dënimit. Gjithashtu vendosja e të dënuarve bëhet duke pasur parasysh edhe natyrën e veprës, për të cilën KMDLNj ka lobuar një kohë të gjatë dhe që tashmë është arritur një gjë e tillë, ndonëse jo në masën e dëshirueshme. Mirëpo, si e arritur e madhe është ajo që kategorizimi tashmë ka filluar dhe ka hyrë në praktikën e vendosjes së të dënuarve në qendra korrektuese dhe në pavijone.

LESP parasheh se : 1. Personi i dënuar me burgim, mund të vendoset në qendrën e paraburgimit, nëse kohëzgjatja e burgimit pas llogaritjes së paraburgimit, ose të privimit tjetër nga liria lidhur me veprën penale nuk i kalon tre (3) muaj;2. Personi i dënuar me burgim vendoset në institucionin korrektues, nëse kohëzgjatja e burgimit pas llogaritjes së paraburgimit, ose të privimit tjetër nga liria lidhur me veprën penale i kalon tre (3) muaj. 3. Personi i dënuar me burgim të përjetshëm vendoset në institucionin korrektues.

Baza ligjore e funksionimit të panelit për lirim me kusht

Paneli për lirim me kusht është i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në pajtim me dispoziatat ligjore të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Baza ligjore për organizimin dhe funksionimin e Panelit për lirim me kusht mbështetet ne Urdhëresat që rregullojnë mënyrën e qeverisjes se tij. Përveç tyre, veprimtaria e Panelit bazohet në zbatimin e dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale si dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Bazuar në Kodin Penal te Kosovës, lirimi me kusht mund t’i jepet personit të dënuar, sjelljet e të cilit gjatë vuajtjes së dënimit janë të mira dhe nëse ekziston baza e arsyeshme se ai nuk mund të kryeje vepër të re penale. Pra, lirimi me kusht synon ri-integrimin e personit te dënuar në shoqëri dhe ta përgatis atë qe ta udhëheq jetën në një mënyre të përgjegjshme sociale pa kryer vepra penale. Po ashtu, kjo i shërben qëllimit të mbrojtjes se shoqërisë për të parandaluarkryerjen e veprave te mëtejme penale.

Ky panel përbëhet prej tre (3) anëtarëve, respektivisht nga një (1) gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës i deleguar nga Kryetari i Gjykatës, një (1) prokuror nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, i deleguar nga Kryeprokurori i Shtetit, si dhe një (1) përfaqësuesi nga Policia e Kosovës i deleguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Për arsye të natyrës së ndjeshme të vendimmarrjes ky panel kryesohet nga gjyqtari i Gjykatës Supreme. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar gjithashtu edhe një (1) anëtar të katërt, i cili është i deleguar nga Rektorati/Fakuleti Juridik. Përfaqësuesi i Fakultetit Juridik është i emëruar për të vendosur në rastet kur me ligj dhe akte nënligjore është paraparë përjashtimi i anëtarëve të panelit.

Përveç të dënuarit kërkesën për limim me kusht mund ta bëjnë edhe drejtorët e Institucioneve Korrektuese, të cilët mund t’ia dozojnë Panelit për Lirim me Kusht dosjen me propozimin për lirim me kusht. Kodi Penal i Kosovës të drejtë për të kërkuar lirim me kusht iu jep të dënuarave të cilat e kanë mbajtur gjysmën e dënimit me burgim. Ata mund te lirohen nga burgu, me kusht se nuk do të kryejnë vepra te tjera penale para skadimittë dënimit. Po ashtu, kjo e drejtë përjashtimisht u takon edhe personave te dënuar, të cilët e kanë vuajtur një të tretën e dënimit me burgim, por vetëm kur rrethanat e veçantatek i dënuarise ai nuk do të kryej vepër penale. Dhe kategoria e fundit që mund të lirohen me kusht janë te dënuarit te cilët mbajnë tri të katërtat e dënimit me burgim afatgjatë. Ndërsa, Kodi i Drejtësisë për të Mitur mundësinë e lirimit me kusht ua jep të dënuarve me burgim për të mitur, të cilët kanë mbajtur një të tretën e dënimit.

Tutje, për secilin lirim me kusht, Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, përcakton detyrimin e atyre qëe fitojnë këtë te drejte, që pas lirimit me kusht te nënshkruajnë marrëveshje për mbikëqyrje nga ana e Shërbimit Sprovues te Kosovës. Kodi Penal ka sanksionuar edhe rastet kur te liruarit me kusht, nuk i përfillin kushtet e përcaktuara me rastin e dhënies se kësaj të drejte, të cilat rezultojnë me revokimin e lirimit me kusht.

Paneli për Lirim me Kusht funksionon në dhoma prej tre anëtaresh. Aktualisht janë tri dhoma të tilla, të cilat përbehen nga një gjykatës profesionistnga dy gjykatës laik të cilët kanë njohuri dhe përvojë në psikologji, kriminologji, psikiatri, pedagogji, sociologji dhe shkenca të tjera shoqërore lidhur me lirimin me kusht. Atyre gjithmonë iu asiston koordinatori i Panelit. Modeli i zbatimit te institutit të lirimit me kusht në Kosovë, bazohet në modelin anglez, ku vendimmarrja i takon një trupi gjyqësor. Për ushtrimin e veprimtarisë se këtij trupi, nuk ka probleme ligjore, por drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë ngritur shqetësime për përbërjen e Panelit dhe konceptimin ligjor të përcaktuar për trupin vendimmarrës. Arsyetim për këtë është fakti se ne këto raste gjykatësit janë ata qe vete dënojnë dhe lirojnë me kusht. Megjithëse janë ndërmarrë hapa në përmasimin e këtij instituti, aktet ligjore si dhe zbatimi në praktik është ende larg Rekomandimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Andaj mbetet që këto rekomandime të reflektohen në iniciativat e radhës ne përmasimin e legjislacionit si dhe funksionimin e këtij mekanizmi.

Në sistemin e lirimit me kusht në Republikën e Kosovës, minimumi i cili duhet vuajtur për personat e rritur është përcaktuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi nr. 04/L-082) ku në nenin 94 të këtij kodi parashihet “Personi i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë (5) vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar”. Ndërsa për personat e mitur është një e treta (1/3), andaj çdo i burgosur është duke u trajtuar në pajtim me Rekomandimet eKomitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kriteret dhe Procedurat

Të drejtë për të kërkuar lirim me kusht nga Paneli ka secili person, i cili është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm. Kërkesa për lirim me kusht është e pranueshme sipas kushteve specifike të cilat parashihen në kapitullin III, tek alinea 3, në Urdhëresën mbi qeverisjen e Panelit për Lirim me Kusht. Këtu përfshihen kriteret sipas të cilave të dënuarit në raste specifike mund të kenë kërkesën e pranueshme vetëm nëse kanë vuajtur gjysmën, 1/3 apo ¼ e dënimit apo për të miturit të cilët kanë vuajtur 1/3 e dënimit.

Kriteret për të vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për të liruar të dënuarit me kusht përcaktohen në Urdhëresat që qeverisin Panelin për Lirim me Kusht dhe ato përfshijnë:

-Peshën e krimit,

-Historinë e kaluar kriminale,

-Përshkrimin e personit të dënuar për krimin,

-Qëndrimin e personit të dënuar ndaj viktimës,

-Sjelljen gjatë burgimit,

-Gjendjen psikiatrike,

-Historinë sociale dhe kontaktet familjare,

-Planet e personit të dënuar pas lirimit,

-Pranimin e kontrollit dhe ndihmesës nga Shërbimi Sprovues i Kosovës,

-Ekzistencën e një rreziku të përgjithshëm për publikun,

-Perspektiva qe një person i dënuar me origjine te huaj ka synimin qe te kthehet ne shtëpi.

Përvlerësimine këtyre kritereve Paneli për Lirim meKusht, pajiset me dosjet dhe raportet mbi të dënuarit, e cila përgatitet nga ekipet mulit-profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Këto raporteduhet të përmbajnë të dhënat si: aktgjykimin e të dënuarit, një raport me të dhëna të detajuara në lidhje me dënimet e mëparshme, një fletë informacion i plotësuar nga zyrtari ligjor i burgut apo drejtori i burgut, raporti i punonjësve social të burgut, raporti i stafit mjekësor, raporti i psikologut apo psikiatrit te burgut,raporti i oficerëvepërfshi historikun e incidenteve te të dënuari, mendimi i drejtorit te institucionit korrektues si dhe raporti mbi trajnimin mësimor apo profesional të mbajtur nga i dënuari, ofrimi i mundësivetë punësimitpas daljes nga burgu. Përpilimi i këtyre raporteve, siç është theksuar gjatë kësaj analize kontestohet sa i përket objektivitetit dhe vërtetësisë nga ana e ekipeve the Shërbimit Korrektues te Kosovës. 95% e raporteve te cilat dorëzohen në Panel, përmbajnë vlerësime dhe rekomandime pozitive për tu liruar me kusht te dënuarit.Paneli mund të marr tri lloje të vendimeve në kuadër të kompetencave: të pranoje kërkesën, të refuzojë apo të shtyjë aktvendimin. Në rastet kur kërkesa e të dënuarve për lirim me kusht refuzohet dhe nuk miratohet, rishqyrtimi caktohet jo me herët se tre muaj, por jo me vonë se 24 muaj. Po ashtu, vlen të theksohet se vendimet e Panelit dhe organeve të tij janë të plotfuqishme dhe nuk mund të ankimohen.

Tabela 5. Numri i të liruarve gjatë vitit 2015:

Numri i të liruarve me kushtFalja nga PresidentjaNumri i përfituesve të Benificioneve (pushime jashtë Burgu) apo vizita të jashtë

11901006

Gjatë vitit 2015 ka pasur 2 arratisje, 8 largime (është raportuar kthimi i 8 rasteve) dhe 11 raste te mos kthimit nga vikendi (janë kthyer 9 raste).Tek të gjitha Institucionet janë të vendosura kamera, përveç QK Smrekovnicë janë në proces të vendosjes kamerat. Kjo edhe ka mbetur si objektivë për vitin 2016.

KMDLNj edhe përmes një letre të hapur i ka kërkuar Presidentes së vendit që të falë një numër më të madh të personave të cilët i plotësojnë kriteret sipas Ligjit për Falje e cila do të ishte një motiv shtesë për sjellje të mira edhe të shumë të burgosurve të tjerë. Kjo jo që nuk është pëfillur mirëpo Presidentja nuk e ka shfrytëzuar fare të drejtën e saj kushtetuese që të falë ndonjë të dënuar.

Prej datës 1 janar 2015 e deri me 31 Dhjetor 2015, paneli mbajti tridhjetë e gjashtë (36) seanca. Katërqind e gjashtëmbëdhjetë (416) persona të dënuar aplikuan. Treqind e shtatëdhjetë e pesë (375) kërkesa për lirim me kusht u shqyrtuan, ndërsa 41 raste janë bartuar për shqyrtim për vitin 2016. Prej 375 rasteve të shqyrtuara, njëqind e pesëmbëdhjetë (115) ishin miratuar, dyqind e shtatë (207) ishin refuzuar me mundësi të rishqyrtimit sipas afatit të përcaktuar me ligj, janë pushuar procedurat për njëzetë e tetë (28) çështje, është shtyer shqyrtimi për 30 ditë për tridhjetë (30) çështje, është pezulluar procedura për katër (4) çështje, ndërsa janë hedhur poshtë si të papranueshme tridhjetë e dy (32) çështje.

Tabela 6. Rastet e vitit 2015:

Lirime me kusht115

Refuzime për LK207

Pushime të Procedurave28

Shtyrje për 30 ditë30

Pezullim të çështjes4

Hedhje poshtë si të papranueshme32

Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK)

Misioni i Shërbimit Sprovues ështëngritja e vetëdijes shoqëroreduke bashkëpunuar me të gjitha organet e pushtetit shtetëror për humanizmin e ekzekutimit te dënimeve alternative , reduktimine krimit, zvogëlimi e shkallës së recidivizmit dhe rritjen e përgjithshme të sigurisë për shoqërinë. Bazën ligjore për punën e Shërbimit Sprovues të Kosovës e përbëjnë këto ligje: Kodi Penal i Kosovës, Nr. 04/L-82, 20 prill 2012; Kodi i Procedurës Penale,Nr. 04/ L-123, 13 dhjetor 2012; Kodi i Drejtësisë për të Mitur, Nr. 03/L-193, 8 korrik 2010;dhe Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligji Nr. 04/L-149,29 korrik 2013.

SHSK bën organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative dhe të ri – integrimit sh