Policia dënon shoferët për mosrespektim të shenjës e cila nuk ekziston (Foto)

  • 06 May 2016 - 12:34
Policia dënon shoferët për mosrespektim të shenjës e cila nuk ekziston (Foto)

Policët e stacionit të Fushë Kosovës, A. Ahmeti, D. Gashi, V. Camaj dhe B. Hasolli janë kthyer në makth për shoferët e veturave që qarkullojnë në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë.

Ata brenda ditës shqiptojnë më dhjetra tiketa për kundërvajtje me ose pa të drejtë.

Një shembull se këta policë kanë vepruar pa të drejtë ka dhënë një lexues. Ai ka treguar se si këta policë e kanë dënuar pse ai nuk ka respektuar shenjën e komunkacionit cila nuk ekziston fare në atë vend. Bëhët fjalë për semaforët tek lagja Apollonia1 ku nuk ka asnjë shenjë që tregon se ndalohet kthimi gjysemrrethor nga rruga anësore.

rrethi

Lexuesi i cili ka dërguar edhe fotografi të vendit të ngjarjes, ka treguar se u ka thënë policëve se nuk mund ta respektojë një shenjë nëse ajo nuk është, por policët e stacionit të Fushë Kosovës ia kanë rënduar dënimin duke ia dhënë edhe një tjetër si ‘dhuratë’.

apolloni....
 

Qytetari tregon po ashtu se policia e ka orientuar keq kur ai ka pyetur se në cilin stacion mund të akonhet për sjelljen e tyre. Megjithatë shoferi i denuar është ankuar të eproret e tyre ku ka marrë premtimin se do merren masa ndaj sjelljeve jo të mira te policise.

Në komunën e Fushë Kosovës, pranojnë se nuk ka shenja të komunkacionit në këtë pjesë, por thonë se i takon ministrisë së Infrastrukturës që t’i vendos ato.

Ndërkohë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë e Kosovës, ka thënë për Magazina.al se qytetarët, për të tilla sjellje, duhet të ankohen në Inspektoriatin Policor dhe më pas sic tha ajo në bazë të shkeljeve që janë bërë, do merren masa ndaj policëve.

apolloni

(Kosova Sot)