Kosovarët lëvizin lirshëm pas 3 muajsh

  • 06 May 2016 - 12:50
Kosovarët lëvizin lirshëm pas 3 muajsh

Ministri i Punëve te Brendshme, Skender Hyseni ka thënë se 74 për qind e kritereve nga udhërrëfyesit  për liberalizimin e vizave janë plotësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se është optimist që parlamenti Evropian shumë shpejt do të aprovoj rekomandimin e Komisionit Evropian.

“Unë jam optimist që parlamenti evropian shumë shpejt do ta aprovoj rekomandimin e komisionit evropian e cila pritet të bëhet 10 deri në 12 javë, dhe shpresojmë që qytetarët të lëvizin lirshëm nga mesi i verës ose pak me vonë”, ka thënë Hyseni.

(Kosova Sot)